Përse nuk funksionon regjimi për të rënë në peshë

702
Me dhjamosje kuptohet gjendja e masës së tepërt e indit dhjamor: e cila shpesh konsiderohet si ekuivalante me shtimin e masës (peshës) trupore,por duhet të kemi parasysh se një normal por në masë muskulare të madhe,si sporitët mund të paraqiten mbi peshë në raport me standartin arbitrar.Pra nuk ka një metodë që të masi direjt sasinë e dhjamit. Metoda që përdoret gjërësisht për të përcaktuar shkallën e dhjamosjes është llogaritja e treguesit të peshës trupore (IMC) që del nga raporti (pjestimi i peshës në kilogram me katrorin e gjatësisë në metra,pra (IMC=Kg/m2) , por dhe me anë të Tomodensitometris ose Imazherisë së Rezonacës Magnetike (RMN). Sido që,sot përdoren metoda të ndryshme të dietave shtërnguse dhe të përzgjedhuna duke përdorur çajra e ilaçe nga më të ndryshme,metoda me avull e aparate të ndryshme vibruse;përsëri me gjithë këto metoda që n’a këshillohen secila më e mirë se tjetra regjimi nuk funksionon. 

At’herë pse nuk funksionon asnjë djetë?

“Njohja është e pa mateshme dhe pa fund,që nuk arrij ta dij e që më shperfill” nga : Bles Paskal.
Për sa i takon mos funksionimit të regjimeve për të humbë peshën me gjithë vullnetin e dëshirën e personave;mund të llogaritim disa arsye spjeguese me këshillat përkatëse për zgjedhjen e trajtimit të duhur.
Gjithë përsonat që mbajnë regjim me djeta ndodhen para disa problemeve: pas një javë sforcoje në fillim kemi në vend të uljes së peshës në të kundërt-rritje. Kjo sidomos tek përsonat e ndjeshëm,që kërkojnë të gjejnë gjilpërën në në sanë (barë i thatë). Nganjëherë arsyet janë evidente:ka ngrënë tepër në fund të javë për një përvjetor (ditëlindje)ose nuk e ka zbatuar regjimin e dhënë ose nuk ka zabtuar ushtrimet në palestër;por ka raste ku nuk mund të shpjegohet pse nuk është realizuar rënja në peshë.
Ja disa arsye shpjeguese për këtë dështim:
1) Duhet të dihet mirë se pesha jonë ka lëkundje brenda 24 orëve,është në normalitet që pesha jonë të ketë një ndryshim 24 orësh prej 1 kg;kjo për gjithë njerzit,jo vetëm për ato në regjim dietetik.Për të vlersuar efikasitetin e regjimit duhet të maten më mirë rezultatet për një farë periudhe, e ju duhet të mos humbni kurajon(besimin)dhe pse nuk keni, humbur për 1-2, ditë bëni llogarin pas një 1 javë,kjo është një anomali e përkoshme që kalon. Për të patur një peshë më të saktë është mirë të peshoheni cdo ditë në mjes pas tualetit,pa u veshur akoma dhe pa ngrënë.

2) Duhet të dini se ju mbani ujë brenda trupit tuaj. Në se është fjala për gratë (afrimi i periodave) ose ngrënja e një supe të kripur mund t’iu shtojë deri 1kg. Pra në të dy rastet behet fjalë për mbajtje lëngjesh,pra kjo të jep imazhin sikur nuk po ecën regjimi.Për këtë qëllim evitoni gjellët me kripë,yndyrë dhe sheqer,pini shumë ujë 8 gota dhe disa thojnë deri 2 litra në ditë (24 orë).

3) Kur pesha juaj arrin tabanin (kufirin)?

Me regjim pesha mund të arrij një prag,ku ajo nuk ndryshon për disa javë,kjo të bën të prekësh në ndërgjegje,por është një fakt normal dhe kjo nuk don të thotë se përpjekjet tuaja janë të pa dobishme.Mos u dorzoni! Është fjala për një periudhë të përkoshme e jo për një dështim;.Provoni të bëni disa ndryshime në zakonet tuaja.P.sh: merni diçka për të ngrënë si zemër nga ora 16-1700 , si fruta,karrota për të ulur oreksin në darkë,bëni lëvizje me tepër.
4) Mos harroni të llogaritni kalorit e vogla jashtë vakteve! 
Kur pas një regjimi prej shumë kohësh sikur bie në vetkënaqësi dhe fillon e nuk tregohesh vigjilent;mundet të kemi fituar ndonjë ves të keq si P.sh: merrni ndonjë biskotë,riskë buke me gjalp ose futni dicka në gojë gjatë gatimit,hapni frigoriferin herë pas here për të marr dicka ose merrni ëmbësira,kjo shton humë kalori ekstra,që pengojnë të bihet në peshë.Prandaj veni detyrë vehtës me ndërgjegje që të shënohet çdo gjë që futet në gojë gjatë ditës,kjo shton shansin për suksses.

5) Mos u peshoni ditën e hanë ?!

Kjo nga që shumë përsona e prishin dietën në fund javë,e këto përsona mund të kenë rritje të peshës;. Përveç tjerash,studiuesit e Universitetit të Washington-it St.Louis kanë zbukuar se përsonat me rregim për zbritje peshe duhet të mos prishin dietën as në fund javë e duhet të rrezistojnë e të marrin porcionin ushqimor si më parë,pra të respektohet dieta,sidomos kur jemi në restorante.

Humbja e peshës është fenomen kompleks i komplikuar: duhet të djegësh më shumë kalori se sa merr në mënyrë që të dobsohesh,gjë që është logjike. LEPTINA është një hormon efikas me rëndësi në mbrojtjen e peshës formë,të shëndetshme, e cila nga qelizat dhjamore (adipocitet)i jep mesazh qendrës së ngopjes dhe të uris,gjë që ngjall ose frenon dëshirën për ngrënje.Por tek të dhjamosurit (bufat) truri nuk reagon në mënyrë optimale duke mos programuar, pragun e ngopjes ku studiuesit e OREGON kanë konstatuar me anë të imazheris,se sistemi nervor i rikompesimit nuk është aktiv si tek ato me peshë normale. Ndjenja e ngopjes e kënaqësisë nga qëndra e ngopjes shpërthen me më vonesë e më vështirë se sa tek normalet. Pra të shëndoshtit ;(obezët) duhet të marrin një sasi më të madhe ushqimi për të arritur kënaqësinë. Çdo përson do të ketë një peshë “natyrale” të cilën vështirë se e tejkalon me më tepër se 7-10 kg, pra shtimi e renja në peshë bëhët sipas një regulli. Pra kemi shembullin e Leptinës si mekanizëm regullimi të peshës dhe të qendrët e së ngopjes dhe të uris,por që dora dorës fillojnë e humbin rolin e regullatorit për të mbajtur një peshë brenda standartit.Pra, sot është koha që ti drejtohemi shkencës, ku theksohet se çdo ditë duhet të shtërngohet rripi,pra të reduktohet një sasi kalorish çdo ditë. 
Sipas Dr.James Yahnson kjo strategji detyron trupin të djegi yndyrat e depozituara në trup duke provokuar ndryshime të tjera hormonale dhe aktivizon dy gene kundër plakjes SIRT-3 e SIRT-4, që oraganizmin e lufton shëndoshjen (obezitetin). Përsonat kanë provuar se duhet një farë kohe për tu përshtatur deri sa behet zakon. Kerkusit në Çikago kane treguar se mbajtja e një regjimi tek obezët çon në një rënje mesatare të peshës 2-3 Kg; dhe pas 10 javësh ulin peshën nga 4,5-13 kg, dhe kjo rënje pati efekte pozitive mbi nivelin e presionit të gjakut (TA), pulsin e frekuencën e zemrës dhe nivelin e koesterolit të keq (LDL). Prandaj kur doni të bini në peshë,bëhuni optimist e kurajoz e me besim të plotë, mos prishni dietën as në fund javë dhe respektoni rregjimin e lëvizjeve, qoftë dhe me ecje me hapa të shpeshtë 5 ditë në javë 4-5 Km.
Përgatiti : Dr.Med.Ndue NIKAJ 
Sigal