Përplasi për vdekje të moshuarin tek ‘Mali i Robit’, arrestohet shoferi

602
Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia në Golem, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje me makinë një të moshuar tek ‘Mali i Robit’. Në pranga përfundoi J.D 28 vjeç nga Golemi.
Njoftimi i plotë:
Më datë 27.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.D, vjeç 28, banues në Golem, pasi tek “Mali i Robit”, në rrugën dytësore, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin R.S, vjeç 71, banues në Derven Krujë. Neni 290 i Kodit Penal.
Sigal