Përplaset furgoni i punëtorëve të HEC-it në Fierzë, 1 i vdekur (EMRI)

450
Përplaset furgoni i punëtorëve të HEC-it në Fierzë. Si pasojë një person ka humbur jetën ndërkohë që disa të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi në fshatin Dushaj, në zonën B, ku thuhet se furgoni i punëtorëve u përplas me një furgon mallrash.
Personi që humbi jetë nga aksidenti është identifikuar si Dem Oruçi.
Nga raportimet e para, bëhet me dije se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Sigal