Përmet/ Gilberto Jaçe uron kandidatin e PD: U kërkoj ndjesë socialistëve

448
Kandidati i PS-së në Bashkinë e Përmetit, Gilberto Jaçe ka marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes dhe ka uruar kundërshtarin e tij i cili fitoi zgjedhjet e zhvilluara dje.
Sigal

“Te dashur bashkeqytetare! Ne radhe te pare falenderoj te gjithe ata qe besuan te alternativa jone dhe na mbeshteten. U kerkoj ndjese qe nuk arrita ti coj drejt fitores dhe marr persiper cdo lloj pergjegjesie per humbjen. Takova kryetarin e sapozgjedhur te bashkise dhe e urova per fitoren. Shpresoj shume qe ne keto kater vjet te kete sukses per te miren e te gjithe qytetareve permetare”, shkruan Jaçe në facebook!

Gilberto Jaçe drejtonte Bashkinë e Përmetit prej dy mandatesh. Kujtojmë se zgjedhja e tij për këtë garë u shoqërua me një debat të madh mes ministrit Arben Ahmetajt dhe Vladimir Kostes, i cili nuk ishte dakord me kandidaturen e ish-kryebashkiakut.