Përmbytjet nga shirat në Vlorë e Fier, rrugët e qindra banesa dhe biznese nën ujë

544
Stuhia me shi përmbyt Vlorën e Fierin, rrugët e qindra banesa dhe biznese nën ujë Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të shtune edhe Vlorën. Reshjet e dendura që zgjatën për disa minuta shkaktuan probleme në rrugë ku lartësia e ujit arriti në disa centimetra. Situata më e vështirë u krijua në zonën e Skelës dhe në zonat periferike, ku uji ka hyrë në disa biznese.
Për minuta me radhë qarkullimi ishte mjaft i vështirë, ndërsa situata paraqitet problematike në të gjithë qytetin pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dendura është përmbytur kati i parë i biblotekës ‘Shefqet Musaraj’, si dhe makina e parkingje nëntokësore. Po ashtu bëhet me dije se dhe Pediatria është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.
Më problematike është zona e Skelës, por dhe dhjetra e dhjetra akse rrugore janë kthyer të pakalueshëm për shkak të prezencës së ujit.
Shkak për situatën e sotme në Vlorë janë bërë mosfunksionimi i dy pompave të hidrovoreve. 
Me date 10-11.10.2015 si pasoje e reshjeve te dendura dhe te panderprera gjate pasdites se djeshme dhe nates se sotme janë shkaktuar përmbytje ne pjesen me te madhe te qytetit.
Si rezultat i reshjeve jane permbytur lagjet:
“24 Maji”,
“Pavaresia”
“15 Tetori”
Nga ana e sherbimeve te Policise jane marre menjehere masa per evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtepite qe jane permbytur ne keto lagje, ku 3 prej tyre jane derguar ne Spitalin Rajonal per trajtim mjekesor.
Gjithashtu policia ben me dije se ne disa rrugë te qytetit, si “10 Korriku”, qarkullohet me veshtiresi dhe se disa prej segmenteve qe lidhin qytetin e Vlores me Fierin, Orikumin dhe fshatrat perreth jane te pakalueshme si rezultat i inerteve te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem.
Eshte raportuar edhe per disa krere bagetish te ngordhura.
Ne qytetin e Sarandes dhe Delvines nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qete. Te gjitha sherbimet e Policise jane ne gatishmeri per permabllimim e situates si dhe jane ngritur shtabe emergjence.
FIER
Por stuhia me reshje shiu gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në Fier. Lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke vërshuar rrugëve të qytetit. Si pasojë, lagja ‘1Maji’ është përmbytur, ku niveli i ujit ka arritur lartësinë 2 metra. Lumi vijon prurje të mëdha, ndërsa rreziku pritet të rritet dhe në orët në vijim, pasi reshjet do të rinisin.
Në Fier ka nisur evakuimi i banorëve të sëmurë drejt zonave të sigurta.
Lumi i Gjanicës ka dalë në unazë dhe ka ndërprerë qarkullimin rrugor duke bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve drejt Vlorës.
Bizneset e banesa nën ujë dhe plot baltë
Mëngjesi i sotëm ka gjetur qindra biznese e banesa që ndodheshin në katet e para të përmbytura nën ujë. Pronarët e tyre janë vënë në lëvizje ditën e sotme të heqin baltën nga shtëpia por asgjë nuk premton për mirë. Reshjet e shiut po kthehen dhe pritet sërish përsëritja e situatës.
E RREMBEN PERROI, HUMB JETEN NJE PERSON NE RADHIME
Një person ka humbur jetën sot në Vlorë për shkak të motit të keq. Luan Qarri është rrëmbyer nga rrjedha e një përroi teksa po udhëtonte me makinë. Qarri po kthehej në shtëpi nga puna kur automjeti me të cilin udhëtonte është marrë përpara nga ujrat e rrëmbyera të një përroi që ishte tejfryrë nga reshjet e shiut të rëna për gjatë orëve të fundit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Radhimës kurse trupi i të ndjerit u gjet sot paradite.
POGRADEC, SHEMBET NGA SHIRAT BANESA E FAMILJES ABRASHI. NJË VIT MË PARË LUMI RRËMBEU KRYEFAMILJAREN
Ndërkohë vijon gjëma për një familje që jeton pranë lumit të Vërdovës në Pogradec. Një vit më parë në familjen Abrashi me banesë buzë lumit, lumi shembi murin rrethues dhe rrëmbeu kryefamiljaren M.Abrashi 38 vjec, që ndodhej në bahce, trupi i së cilës u gjet dhjetra orë më vonë në të dalë të fshatit. Por me nisjen e shirave të vjeshtës, familja Abrashi tronditet sërish. Lumi i Vërdovës del nga shtrati dhe jo vetëm rishemb murin rrethues të shtëpisë por rrëzon muret e banesës duke rrezikuar jetët e familjarëve që ndodheshin aty.
ERSEKË
Moti i keq ka goditur dhe Ersekën, ku për shkak të reshjeve të shiut dhe inerteve ka dalë jashtë funksionimit ujësjellësi. Për pasojë qindra qytetarë aktualisht janë pa ujë të pijshëm. Kreu i Bashkisë bën të ditur se do të ndërhyhet për largimin e inerteve.
Mediat informojnë se rreth 500 dele janë mbytur në Ersekë përgjatë kullotave në pjesën e poshtme të malit të Gramozit. Delet e ngordhura janë shprëndare përgjatë rrjedhës së lumit që ka vërshuar duke dalë dhe nga shtrati. Gjithashtu uji ka marrë me vete dhe një autobus dhe e ka cuar poshtë rrjedhës, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Erseka përvec ndërprerjes së energjisë nga stuhia me erë dhe shi, dëme janë shkaktuar dhe në rrugë ku inertet kanë bllokuar rrugën.
LUSHNJE
Reshjet e fundit kanë përmbytur lagjen “Karbunarë” në Lushnje, ndërkohë që ka probleme dhe me furnizimin me energji elektrike.
Nga vërshimi i përroit, sipërfaqe të tëra toke bujqësore, ullishte dhe sera kanë përfunduar nën ujë.
Sipas banorëve, uji që është futur brenda dhe në disa banesa është pasojë e mospastrimit të përroit të Lushnjes.
Ndërkohë probleme nga reshjet ka pasur dhe në Gramsh, ku janë bllokuar rreth 9 fshatra nga rritja e prurjeve të përroit të Sheltanit.
Në rrethin e Matit nga rrëshqitja e gurëve në rrugë qarkullohet vetëm në një sens në aksion Bulqizë-Klos.
Probleme nga rrëshqitja e dherave ka pasur edhe në zonën e Shkopetit.

SKRAPAR
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Skrapar, ku rrugët janë përmbytur, ndërsa është dëmtuar ujësjellësi dhe sistemi i kanalizimeve. Po ashtu raportohet se vërshimi i ujërave ka dëmtuar një këmbë të urës së Kacabashit, ndërsa muri rrethues i shkollës “Zylyftar Veleshnja” është shembur.

ARRSH: JA GJENDJA E AKSEVE RRUGORE NË TË GJITHË VENDIN
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se prej mesnatës po punohet nga Shtabi i Drejtorisë në të gjitha akset rrugore. Akset kryesore janë tërësisht në funksion të plotë dhe nuk ka bllokime. Ka patur rrëshqitje dherash në disa zona, por me ndërhyrjen e drejtorive rajonale situata është normalizuar.
Segmentet më të vështira për momentin janë: Vlorë-Fushë Dukat, Ersekë-Korçë,Këlcyrë-Ballaban. Aksi Banjë -Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.
Po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh – Kodovjat. Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë në orën 4 të mëngjesit dhe tani është funksionale, po në këtë segment vazhdon pastrimi i gurëve të vegjël.
Në segmentin e Durrësit ka pasur ujë në disa pjesë të autostradës, por që është ndërhyrë nga firma kontraktuese dhe është normalizuar qarkullimi. Akset e tjera janë të kalueshme dhe po punohet.
ARRSH në bashkëpunim me drejtoritë rajonale dhe emergjencat civile ndjek në terren situatën dhe është e angazhuar, për të ndërhyrë në çdo emergjencë. Ka gatishmëri në të gjitha akset.

PANARITI INSPEKTON HIDROVORET DHE KANALET KULLUESE NË LUSHNJE
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Lushnjës, për të inspektuar nga afër hidrovoret dhe kanalet kulluese, pas shirave të rrëmbyer që shkaktuan përmbytje në disa zona në Fier, Vlorë dhe Lushnje. Mësohet se e gjithë struktura e Ministrisë së Bujqësisë ndodhet në terren për të përballuar situatën emergjente.
Sigal