Përmbytjet, Basha: Ngrini shtabet e emergjencave, MB:Jashtë realitetit

    46

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shfrytëzuar situatën në vend nga përmbyjet për të akuzuar qeverinë. Në një deklaratë për mediat për situatën, ndërsa thekson se solidarizohet me banorët në zonat e përmbytura, akuzon qeverinë për prishjen e banesave në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
     
    Sipas Bashës qeveria në vend të përdorë mjetet e rënda për të ndaluar përmbytjet i përdor ato për të prishur shtëpitë. Basha i bën thirrje qeverisë të ngrejë shtabin e emergjencës dhe t’u vije ne ndihmë banoreve në zonat e goditura nga përmbytjet.

    I menjëhershëm ka qënë reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në një deklaratë për mediat, ministri Saimir Tahiri thekson se kreu i opozitës është i shkëputur nga realiteti. Sipas ministrit thirrja e Bashës për ngritjen e një shtabi emergjence është thirrje e dikujt që e ndjek jetën e vendit nga jashtë realitetit.

    Ministri thekson se prej 3 ditësh janë ngritur dhe funksionojnë shtabet e emergjencave civile në çdo qark. Sipas ministrisë deri tani janë evakuuar rreth 90 familje buzë Vjosës, prej të cilave 30 në zonën e Fierit dhe 60 në Vlorë. Po ashtu janë evakuuar edhe 30 familje në Berat.


    Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha
    Solidarizohemi me banoret ne zonat e permbytura ne jug te vendit dhe ne te gjitha zonat e veriut dhe lindjes ku reshjet e bores kane bllokuar mijera banore dhe kane ndalur ose veshtiresuar qarkullimin. Te gjitha deget lokale te Partise Demokratike do te jene ne mbeshtetje te qytetareve dhe do te bashkepunojne ngushte me autoritetet vendore. Jeta dhe prona e qytetareve eshte paresore. Ne kulmin e fatkeqesise natyrore te reshjeve dhe permbytjeve ne gjithe vendin, kryeministri lajmeron se do te vijoje me prishjet e shtepive te hallexhinjve ne vlore pa i kompensuar fare me vlere tregu. Ky eshte nje qendrim cinik i ligesise se pashoqe te dyshes Rama-Meta qe ne vend qe te cojne mjetet e renda per te zhbllokuar rruget, vendosur prita per permbytjen e lumenjve, dhe parandaluar demet e metejshme tani po mendojne si tia kalojne natyres per demtimin e njerezve. Kryeministri te ndale kercenimet e zullumet ndaj qytetareve, te lere llafet dhe pozat para ekraneve. Te ngreje urgjentisht shtabin e emergjences dhe t’u vije ne ndihme banoreve ne zonat e goditura.


    Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme
    Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri shpreh keqardhjen për shkëputjen e plotë të kryetarit të opozites nga realiteti. Thirrja e tij për ngritjen e një shtabi emergjence është thirrje e dikujt që e ndjek jetën e vendit nga jashtë realitetit dhe mesa duket as nga televizori. Sepse, që prej ditës së djeshme mediat kanë informuar në vijimësi për masat e marra nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme për të përballuar situatën e vështirë të krijuar nga rreshjet:Prej 3 ditësh janë ngritur dhe funksionojnë shtabet e emergjencave civile në çdo qark.Që në datë 29 janar janë njoftuar autoritetet e qeverisjes vendore se sipas parashikimeve do të kishte rreshje të dendura dhe rrezik për përmbytjeje veçanërisht në qarqet Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Berat.Janë vënë në gadishmëri të gjitha kapacitet njerëzore dhe teknike të emergencave civile, të bordeve të kullimit, autoritetit rrugor, njësive të qeverisjes vendore. Janë vënë në gadishmëri të gjitha trukturat e Policisë, Ushtrisë dhe Shërbimit ZjarrfikësJanë vënë në funksionim mjetet e emergjencave civile, fadroma, borëpastruese dhe motobarkat, me të cilat po operohet për evakuimin e popullatës në komunat e Levanit dhe Frakullës në Fier dhe Novoselës në Vlorë.Janë kryer sot paradite operacione me helikopter për të shpëtuar pronarët e lokaleve, që nuk ishin larguar nga bizneset e tyre dhe ishin bllokuar nga uji i Vjosës në Memaliaj. Aktualisht po evakuohen banorët në të dy krahët e urës së Mifolit, në fshatrat e Novoselës buzë Vjosës.Deri tani janë evakuuar rreth 90 familje buzë Vjosës, prej të cilave 30 në zonën e Fierit dhe 60 në Vlorë. Po ashtu janë evakuuar edhe 30 familje në Berat.Ministri i Brendshëm i shpreh kryetarit të opozitës gatishmërinë e institucionit për t’a informuar në kohë reale lidhur me ecurinë e punës së shtabeve të emergjencës, duke e ftuar njëkohësisht të vetëpërmbahet sepse njerëzve në zonat e përmbytura nuk u bëjnë asnjë punë rreshjet e zakonshme të shpifjeve të Partisë Demokratike.