Përmbytjet, Balla sheh nga afër situatën në Librazhd

508
Deputeti socialist i Librazhdit, Taulant Balla, ka vizituar sot këtë zonë, ku është njohur nga afër me situatën e krijuar nga shiu dhe prurjet e lumit Shkumbin. “Në Librazhd për të parë nga afër situatën e krijuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe prurjeve të lumit Shkumbin”, ka shkruar deputeti Balla. Ai është shfaqur pranë lumit me këpucë e mushama, duke parë gërryerjet e shumta, ndërsa një qytetarë i ka thënë se nuk mund të shkohet përpara digës. 
Sigal