Përleshje dhe plagosje me armë në Fier, një i plagosur e një i arrestuar. Ja emri

495
Një përleshje që ka përfunduar me një të plagosur me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një fshat të Fierit.
Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në orën 22:30, në fshatin Drizë, Fier, pas një debati për motive të dobëta, Harun Hoxha ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 45-vjeçarin me inicialet Sh. K., banues në Fier.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa Harun Hoxha pasi ka qëlluar 45-vjeçarin është larguar nga vendngjarja.
Menjëherë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, nga oficerët e Hetimin të Krimeve në Komisariatin e Fierit, është bërë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i Harun (Fejzi) Hoxha, 53 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier.
Pas arrestimit dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për akuzat “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sigal