Sigal

Konsumimi i një gote me qumësht të ngrohtë para set ë flini është rutinë relaksuese dhe e shëndetshme, por, nëse i shtoni edhe kanellë, atëherë vetëm sa shtohen efektet shëruese të pijes.

Qumështi me kanellë është një nga pijet më të s

hëndetshme që mund t’i konsumoni në përditshmëri. Kjo pije ka qenë e njohur me shekuj të tërë, ndërkaq rrënjët i ka edhe në Egjiptin e lashtë.

Dr. Josh Axe tregon se hulumtuesit kanë zbuluar që kanella renditet e para nga 26 bimët më të njohura në botë sa i përket niveleve mbrojtëse antioksiduese. Gjithashtu ofron edhe shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë veti antibakteriale, antidiabetike dhe antikërpudhore.

Kanella e zvogëlon kolesterolin, i parandalon rrezatimet e lira, e parandalon plakjen e parakohshme, e parandalon Alzheimerin, në disa raste ndihmon te personat me diabet duke e zvogëluar rezistencën e insulinës, etj.

Kështu, qumështi me kanellë është një mënyrë e shijshme për t’i korrur të gjitha përfitimet e kanellës.

Përbërësit:

– ¼ e lugës së çajit me pluhur kanelle (organike)
– Një gotë qumësht të ngrohtë
– Mjaltë (për shije)
– Ekstrakt vanilje (opsionale)

Këshillë:

Shtojeni kanellën në gotën me qumësht, pastaj ëmbëlsojeni me mjaltë. Nëse dëshironi ta pasuroni edhe më shumë shijen, atëherë shtoni ekstrakt vanilje. Pijeni kur është e nxehtë dhe shijojeni.