Perikli Dhima:Ja si po “torturohen” ushtarakët nëpër proceset gjyqësore për pensionet

    405
    Sigal

    INTERVISTA/Flet kreu i Shoqatës së Ushtarakëve për Pogradecin Perikli Dhima për trajtimin e ushtarakëve

     Ushtarakët janë një kategori, që jo vetëm nuk janë shpërblyer për punën e tyre, por tashmë ato ushtarakë që janë liruar po sorollaten nëpër procese gjyqësore për padrejtësitë që u janë bërë me Aktin Normativ. Ushtarakët që po sorollaten nëpër gjyqe, nuk janë vetëm të Tiranës, por një numër i madh ushtarakësh të liruar që po vazhdojnë çështjet gjyqësore janë nga rrethet. Një problem të tillë me proceset gjyqësore kanë edhe ushtarakët e Pogradecit. Ku një pjesë e mirë e tyre po kthejnë lekët dhe një pjesë kanë me vite të tëra që kanë filluar proceset gjyqësore, për shkak të Aktit Normativ. Në lidhje me këtë situatë të krijuar për ushtarakët e Pogradecit ka folur në një intervistë për “Telegraf”, kreu i Shoqatës së Ushtarakëve për Pogradecin Perikli Dhima. Sipas tij, ushtarakët në ditët e sotme nuk po shpërblehen aspak nga kjo qeveri për punën e tyre që kanë bërë ndër vite. Ajo që po i penalizon sot më shumë ushtarakët në rezervë është Akti Normativ. Ndërkohë që, e vetmja shpresë për të gjetur drejtësi në radhët e ushtarakëve është krijimi i një partie të re.

    -Zoti Perikli, çfarë po bëhet për t’u përmirësuar trajtimi i ushtarakëve nga qeveria, a ka ndonjë ndryshim?

    -Është një fakt që ushtarakët e liruar nuk janë shpërblyer fare për atë që kanë bërë. Dhe kjo që po them unë nuk është mendimi im, por është mendimi i të tërë ushtarakëve. Qëndrimi i qeverisë ndaj ushtarakëve është shumë negativ, domethënë mospërfillës për ato që kemi bërë ne, pavarësisht se, ishte regjim tjetër.

     -Kush janë problemet më të theksuara që kanë ushtarakët sot dhe që qeveria nuk është treguar e gatshme që t’i përmirësojë?

    -Po një problem i madhe dhe mjaft shqetësues për ushtarakët mbetet Akti Normativ . Dhe kryesisht Padrejtësitë më të mëdha na jenë bërë për pensionin. Kur them këtë ka parasysh që nuk bëhet mirë rillogaritja e pensionit. Një problem tepër madhor mbetet pensioni suplementar, i cili ka diferenca të mëdha. Po ashtu ka edhe shumë sorollatje nëpër zyra për plotësimin e dokumenteve. Nuk të thonë se çfarë dokumentesh duhen. Duhet të shkosh disa herë për të mbyllur dokumentet.

     -Është folur që po synohet që të shfuqizohet Akti Normativ, sa konkrete janë këto përpjekje?

    -Akti Normativ është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai është antiligjor kur ka një vendim të gjykatës. Por një pjesë e ushtarakëve u janë future rrugëve gjyqësore, një pjesë po i fitojnë gjyqet ndërsa një pjesë nuk po i fitojnë. Por nuk është e drejtë nxjerrja e një Akti Normativ në momentin që ka një status. Për këtë një pjesë e ushtarakëve janë detyruar që të kthejnë para mbrapsht që gjasme i kanë marrë më tepër nga pensioni i parakohshëm.

     -Si po ecin përgatitjet për krijimin e Partisë së Ushtarakëve dhe sa optimist jeni se do i zgjidhi problemet krijimi i një partie të tillë?

    -Po jemi në fazën e bisedimeve dhe kemi folur edhe me asamblenë dhe po përgatitemi por njëkohësisht po presim edhe udhëzimet që do të dalin pas mbledhjes së Asamblesë në Tiranë. Por edhe pse do të krijojmë një parti kjo nuk do të thotë se nuk do të funksionojë Shoqata e Ushtarakëve. Edhe pse do krijohet partia ne do të vazhdojmë që ta mbajmë shoqatën siç është edhe sot dhe do të luajë funksionin e saj.