Përgatitet fshesa, 17 rastet që mund të ripërtërihet leja e qëndrimit, kush përjashtohet

    399
    Duhet të përtërij lejen e qëndrimit. Ku të paraqes kërkesë dhe a është e detyrueshme të jesh i regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile?
    Përtëritja e lejes së qëndrimit duhet kërkuar të paktën 60 ditë para skadencës. Procedura që duhet ndjekur varet nga motivi i qëndrimit. Kompetente për shqyrtimin e kërkesës është Kuestura por në shumë raste, normative në fuqi kërkon që kërkesa e përtëritjes të niset përmes zyrave të postës. 
    Titullarët e lejes së qëndrimit për:
    – Birësim / dhënie në besim të të miturit
    – Motive fetare
    – Rezidencë e Zgjedhur
    – Studime (për periudha mbi tremujore)
    – Shërbim
    – Strehim politik (vetëm përtëritje)
    – Praktikë pune formim professional
    – Pritje të rimarrjes së shtetësisë
    – Pritje punësimi
    – Punë të pavarur
    – Punë të varur
    – Punë sezonale
    – Familje
    – Familje me të mitur 14-18 vjeç
    – Qëndrim për punë, hyrje në raste të veçanta (neni 27 ii dekretit legjislativ 286/98)
    – Status si i paatdhe (përtëritje) duhet të paraqesin kërkesën e përtëritjes së lejes së qëndrimit në Sportelet “Amico” të zyrave të postës, pranë të cilëve gjejnë edhe kompletin e posaçëm të formularëve për paraqitjen e kërkesës. E njëjta gjë vlen edhe për konvertimin e lejes së qëndrimit nga një motiv në një tjetër (konvertim në punë të varur, të pavarur, familje, studime, rezidencë e zgjedhur); për të kërkuara dublikatën ose një përditësim të lejes apo nëse kërkohet lëshimi i lejes së qëndrimit BE për qëndrues afatgjatë. Në të gjitha rastet kërkesa paraqitet përmes kompletit të posaçëm postar të formularëve. Kompleti postar i përpiluar me të gjitha të dhënat personale e ato të lejes së qëndrimit që i interesuari ka, me të gjitha kopjet e dokumentacionit të bashkangjitura (për shembull fletë-rrogat, deklaratat e të ardhurave, kontratat e punësimit, certifikatat e lidhjes familjare etj.), duhet të paraqitet në sportelin “Amico”.
    Punonjësi i sportelit lëshon një kupon të postës së siguruar që dëshmon paraqitjen e kërkesës së përtëritjes dhe që vlen, deri në momentin e lëshimit të lejes së përtërirë, si një dokument i vlefshëm për të qëndruar në Itali. Kërkuesit i komunikohet, gjithashtu, dita në të cilën duhet të paraqitet në Kuesturë për dhënien e dokumentacionit të bashkangjitur në Kërkesë e për t’i marrë fotot e shenjat e gishtërinjve. Në të gjitha rastet e tjera që nuk përfshihen në listën e mësipërme, kërkesa e përtëritjes së lejes së qëndrimit paraqitet drejtpërdrejt në zyrat e imigracionit të Kuesturës. Për sa i përket rezidencës, teksti unik për imigracionin (neni 5 paragrafi 4) parashikon që përtëritja e lejes së qëndrimit duhet të kërkohet në Kuesturën e provincës në të cilën i huaji ka shtëpi (dimora), e nuk kërkohet vendbanimi i regjistruar (rezidenca). Pra nuk është e detyrueshme që i interesuari të jetë i regjistruar në zyrën e Gjendjes Civile të Komunës në të cilën banon por është e mjaftueshme të tregojë se ka një strehim e për këtë duhet t’i bashkëngjitë kërkesës së përtëritjes së lejes së qëndrimit kopjen e “lëshimit të banesës” (cessine di fabbricato), të deklaratës së mikpritjes nga dikush tjetër, ose kontratën e qirasë.
    Sigal