Përfundon 0-1 pjesa e parë Shqipëri-Zvicër

490
Ka përfunduar 0-1 pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri -Zvicër. Zvicra ka shënuar gol ndaj Shqipërisë që në minutën e 5 të saj. Goli është shënuar nga futbollisti Schar. Në minutën e 14’ pati një ndërhyrje të gabuar ndaj Lenjanit. Shqipëria fitoi një goditje dënimi afër zonës zvicerane ndërsa Schar u ndëshkua me karton të verdhë.
Në minutën e 15’, portieri i skuadrës sonë Berisha priti një goditje nga Seferovic. Kapiteni Cana ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt ndaj Xhemailit në mesin e fushës. Armando Sadiku tentoi të shënojë gol në skuadrën kundërshtare, por nuk ia arrin. Rodriguez i shpëton kartonit të verdhë, megjithëse kreu një ndërhyrje mjaft të rëndë ndaj Agollit. Fatmirësisht lojtari ynë ngrihet pa probleme. Në minutë e 36’ kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Largohet me të kuqe. Preku topin me dorë pasi kishte rrëshqitur në hyrje të zonës. Goditje dënimi për Zvicrën.
Sigal