Performanca e sumove në Japoni

494
Çdo vit, mundësit japonezë më të famshëm, njohur ndryshe si sumo, mirëpresin vitin e ri me një performancë tradicionale në faltoret e Tokios.
Hakuho nga Mongolia, dhe japonezët Harumafuji dhe Kakuryu vizituan faltorenm Meiji për të marrë pjesë në këtë ceremoni.
Mijëra vetë i duatrokitën për ti uruar mirëseardhjen 3 sumove mundës, teksa ata hynë në ambjetet e faltores të shoqëruar edhe nga disa sumo të tjerë, që mund t’i zëvëndësojnë në performancë në rast dëmtimi fizik.
“Në maj bëj 10 vite në këtë karrierë dhe ndihem shumë mirë që sot kthehem këtu, pikërisht në vendin ku e kam nisur 10 vite më parë” tha 30 vjecari hakuho, që peshon 155 kg dhe është 1.92 cm.
Hakuho është vlerësuar në Japoni dhe më gjerë si një nga sumot më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pasi ka fituar plot 33 kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mami Nasuda, mësuesja 53 vjeçar i pianos, ishte veshur me kostumin tradicional japonez të Kimonos për të ndjekur këtë event.
“Unë e vlerësosj realisht shumë traditën e sumove, në çdo fillim viti, ata tregojnë në këtë mënyrë se e dashurojnë Japoninë dhe kulturën japoneze” tha ajo.
Konkursi i rradhës do të organizohet më 15 janar.
Sigal