Përfitimi i pensioneve për aktorët, invalidët, bujqit, mësuesit dhe infermieret

    445
    Sigal

    Specialisti i Sigurimeve Shoqërore, z. Fadil Kepi sqaron lexuesit e “Telegraf”: A keni të drejtë të vazhdoni të përfitoni pension invaliditeti pasi dilni në pension pleqërie?

    Pensioni për mësuesit

    Nëse në moshën e mësipërme të pensionit do të keni 30 vjet punë të siguruara përfitoni pension të pjesshëm në masën 86% të pensionit të plotë, i cili llogaritet duke pjesëtuar 30 vjet me 35 që duhen për pension të plotë. Po të dëshironi të merrni pension të plotë para moshës së pensionit, duhet të bëni për 5 vjet sigurime vullnetare duke paguar 49.320 lekë për një vit. Për çdo vit të siguruar mbi 30 vjet pensioni shtohet rreth 3%. Një ndër metodat e llogaritjes së pensionit sipas nenit 32 të ligjit të mësipërm është me 75% të pagës mesatare neto mujore të 3 vjetëve rresht në 10 vjetet e fundit të punës (të cilën keni të drejtë ta zgjidhni vetë).

    Si për fitohet pensioni i invaliditetit

    Për të përfituar pension të plotë invaliditeti sipas nenit 35 të ligjit të sigurimeve shoqërore, juve ju janë kërkuar këto vite pune që përcaktohen sipas kësaj formule: mosha juaj minus 20 (e cila është një shifër konstante), pjesëtuar me 2, pra, (59-20):2 = 19 vjet e 6 muaj, prandaj keni marrë pension të plotë si invalide. Masa e pensionit caktohet nga drejtoria rajonale e  sigurimeve shoqërore në Durrës sipas nenit 32 të ligjit të sigurimeve shoqërore dhe varet nga paga që keni marrë. Nga 1.8.2013, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.583, datë 17 korrik të këtij viti pensioni i plotë maksimal nuk mund të jetë më i lartë se 24.580 lekë në muaj përfshi dhe kompensimet. Përveç pensionit të plotë të invaliditetit përfitoni në bashki, 3.300 lekë në muaj.

     …

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf