“Perde” kanabisi! Arrestohet 54-vjeçari në Këlcyrë

564
16.5 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia në fshatin Gur të Këlcyrës në banesën e një 54-vjeçari i cili u vu në pranga. Policia finalizoi operacionin “Befasia”, ku u asgjësuan edhe 92 bimë të mbjella kanabisi.
Blutë e Përmetit kishin marrë informacione në rrugë policore se në fshatin Gur në ambientet jashtë shtëpisë së Petrit Baços kishte të kultivuara bimë narkotike. 
Si rezultat i kontrollit të kryer u gjetën të kultivuara 92 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e 54-vjeçarit në Këlcyrë u gjetën 16.5 kg lëndë Cannabis Sattiva. Kjo sasi kanabisi e futur në qese të mëdha të zeza ishte vendosur në dritaren e shtëpisë ku pronari e mbulonte drogën me perde.
Policia thotë se bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sigal