Për një mëlçi të shëndetshme me metoda natyrale

526
Sigal

Uji ndihmon mëlçinë e të pastrohet në mënyrë natyrale pasi eliminon lëndët toksike nga trupi dhe e mban të mirë hidratuar

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikon në proceset dhe sistemet bazë të gjithë organizmit. Ajo ka funksione të vështira dhe përcaktohet nga mjekësia si organi i vetëm më i madh. Mëlçia prodhon rreth 4000 enzima, gjysma e të cilave është studiuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë plotësisht të panjohura. Mëlçia mund të shihet si pastruese e gjakut, duke qenë se në mënyrë të vazhdueshme e pastron atë nga lëndët toksike. Lëngu që prodhon mëlçia me të vërtetë largon një sërë përbërësish kimikë e metalikë të rrezikshëm, si për shembull merkuri. Edhe proceset e tretjes dhe metabolizmit rregullohen prej saj. Për shkak të ngopjes me enzima, mëlçia mund të fillojë të funksionojë në mënyrë jo të rregullt ose në mënyrë të paefektshme, gjë që mund të shkaktojë probleme me zemrën, sistemin e qarkullimit të gjakut, lëkurën apo me organe të tjerë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf