Peqin, gjelat e detit mbeten pa shitur: ‘Janë futur pulat nga Greqia’

743
Është mesdita e datës 31 dhjetor e ndërsa përgatitjet për natën e ndërrimit të viteve pothuajse kanë përfunduar, rrugët e Peqinit vazhdojnë të jenë të mbushura me gjela deti, ndërsa fermerët e kësaj zone shpresojnë për një blerje të minutave të fundit.Fermerët e Peqinit ankohen se ky është viti i parë që gjelat e tyre nuk shiten, ndonëse Peqini njihet si rritësi më i mirë dhe më cilësor i tyre. Ata thonë se për këtë kanë ndikuar lehtësirat e krijuara për importin e gjelave të detit nga Greqia, që jo vetëm ulën ndjeshëm çmimin, por e bllokuan tërësisht prodhimin vendas.
“Kam 180 kokë. Kam gjysmën në shtëpi, ndërsa ato që kam këtu nuk i kam shitur. Si do shkojë kjo punë, nuk e di. Çfarë kemi shitur me porosi, se këtu vetëm vijnë e pyesin për çmimin. Katastrofë e madhe sivjet sepse janë futur pulat nga Greqia. Malli jonë ka ngelur”, thonë fermerët. Pothujse çdo familje në Peqin rrit minimumi 100 gjela deti çdo vit, ndërsa mijëra prej tyre këtë ndërrim motesh do të mbeten të pashitur. Gjeli i detit i Peqinit njihet për cilësinë e tij, pasi zona është e pasur me ullishte dhe gjelat rriten pa kimikate.
Sigal