Pensionistët që sorollaten 7-8 muaj për të marrë një vulë nga DRSSHT

    441
    Sigal

    VËZHGIM/Zvarriten procedurat për marrjen e pensioneve, pensionistët s’i dëgjon njeri

     Të jesh pensionist në ditët e sotme në Shqipëri nuk është e thënë që të jetosh dhe të gëzosh në kushtet që ka kjo kategori në vende të tjera të Europës apo të botës. Dhe diferencimin me pjesën tjetër të pensionistëve nëpër botë e bëjnë shumë elementë, duke filluar që nga masa e pensionit që marrin pensionistët në Shqipëri dhe ato që jetojnë jashtë Shqipërisë. Dhe kjo kategori sigurisht që primare ka edhe trajtimin financiar me të cilin shumica duhet të përballojnë nevojat e tyre jetike. Pensionet në Shqipëri ndahen në tri kategori: Të pleqërisë, familjare dhe Invaliditetit. Ndërsa kushtet që duhen plotësuar për të përfituar pensionin janë: Mosha, e cila ndryshon sipas gjinisë, vitet e punës së siguruar, të ketë prerë marrëdhëniet financiare me qendrën e punës shtetërore. Pikërisht këto kanë parasysh qytetarët  të cilët i drejtohen sigurimeve shoqërore për të përfituar të drejtën e tyre që ja njeh dhe ja jep ligji. Por megjithëse, shtetasit shqiptarë plotësojnë në kohë dhe afate dokumentacionin ligjor ata janë të detyruar të mbeten pas dyerve të këtyre institucioneve pasi  inspektorët dhe drejtues të papërgjegjshëm në vend që ti respektojnë  këta qytetarë për kontributet e tyre i lodhin, i denigrojnë dhe torturojnë rrugëve. Dhe kalvari i vuajtjeve të njerëzve që presin të përfitojnë pensionin vazhdon  nga  Sigurimet Shoqërore , drejtë  sallave të gjyqësorit në një pjesë të mirë të rasteve. Por nuk është vetëm kjo, pasi janë edhe gjëra të tjera që e bëjnë diferencimin mes pensionistëve  shqiptarë dhe atyre të huaj.

    Vonesat zgjasin me muaj të tërë

    E pra, përkrah diferencimit financiar, të moshuarit në Shqipëri kanë edhe diferencime të tjera. Diferencimin e bën edhe trajtimi që u bëhet pensionistëve në Shqipëri, pasi ato duhet të presim me ditë të tëra për të marrë një shërbim që kërkon pak kohë. Pensionistët në mbarë vendin u duhet të presin më muaj të tërë për të marrë masën e pensionit në disa raste. Dhe pritja ndodh që mund të shkojë edhe 7-8 muaj apo edhe me vite për të marrë një vulë, apo për të marrë një shërbim tjetër pa të cilin nuk u jepet pensioni. Më së miri situatën që përmendëm më lart e vërtetojnë me dhjetëra të moshuar që presin çdo ditë në  korridoret e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë. Atje çdo ditë mund të takosh njerëz pa fund, të cilët kërkojnë që të përgatisin dokumentet për atë masë pensioni që u takon për të mbuluar sadopak shpenzimet e tyre. Radhët e pritjes dhe indiferenca e punonjësve të këtij institucioni po i detyron çdo ditë ata që të rrinë me orë të tëra prapa dyerve të kësaj drejtorie. Në sytë dhe në fytyrat e tyre shihen rrudhat e moshës, të cilat ua rëndojnë më shumë ditët e pritjes. Por një pjesë e madhe nuk mund ti  marrin lekët dhe të gëzojnë të qetë ditët e pleqërisë së tyre për shkak të burokracive të pafundme që ndeshen sot nëpër dyert e këtij institucioni. Teksa gazeta “Telegraf”, bëri një vëzhgim mori rrëfime nga më të ndryshmet nga pensionistë hallexhinj. Një person i moshuar me inicialet E.A, po tregonte për gazetën që kishte punuar 45 vjet dhe tha se: “Që pres të marr ato pak lekë pensioni, por kam mbi 7 muaj që i kam dorëzuar dokumentet dhe skam marrë asgjë. Kam me muaj të tërë që pres prapa dyerve për të marrë pensionin dhe më thonë hajde ditë tjetër”. E kështu si ky i pafat ka dhe mjaft pensionistë të tjerë që presin në radhë për të bërë rifreskimin e dokumenteve, por na tregojnë se, përveç problemeve të moshës, u shtohen edhe radhët e pritjes pas dyerve të këtij institucioni për muaj të tërë.

    Afatet ligjore nuk respektohen  për përfitimin e pensionit

    Shkelen jashtë normave afatet që nga dalja e një personi në pension deri tek marrja e lekëve. Sipas rregullores, afati maksimal që nga dita e daljes në pension për përfitimin e lekëve është 60 ditë. Ndërkohë që ky afat as që bëhet fjalë që të zbatohet nga punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Afati që nga dalja në pension e një personi deri tek marrja e pensionit zgjat jo 60 ditë sa e ka rregullorja, po shkon 6 muaj deri në një vit apo edhe më shumë. Burokracitë, pengesat e panevojshme dhe paaftësia e punonjësve të këtij institucioni e çon afatin për marrjen e pensionit jashtë çdo limiti kohor. Për këtë shkelje është shprehur për “Telegraf”, një i moshuar, i cili tregon se, bashkëshortja e tij ka dalë në pension që në muajin tetor dhe tani që jemi në muajin Prill as bëhet fjalë që të marri pension. Ai tregon se: “Kur vij këtu më dërgojnë sa tek njëra punonjëse tek tjetra dhe më thonë që nuk është plotësuar dosja njëherë, pastaj më thonë që zonja që e ka dosjen nuk është këtu etj.”.

    ISSH publikon listën emërore të përfituesve të pensioneve dhe llojin e pensionit që do të merret

     Emrat e 87 ushtarakëve që përfitojnë pension

     Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar listën më të fundit emërore të ushtarakëve, që i është  lidhur pensioni. Përfituesit e kësaj jave janë 87 ish-ushtarakë, të cilët vijnë nga të gjitha zonat e Shqipërisë dhe më specifikisht nga Vlora, Tirana, Saranda, Fieri, Korça, Durrësi dhe Gjirokastra. Lloji i përfitimit që do të merret varion nga suplement pleqërie në pension të parakohshëm. Pensioni i  secilit ushtarak do të mund të tërhiqet në zyrat përkatëse të secilit qytet. Synimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore është që ta bëjë sa më të lehtë menaxhimin e kontributeve tuaja, duke bërë të mundur që përfitimi juaj të jetë në kohë dhe i merituar.

    listën e plotë e gjeni në numrin e sotëm Të Gazetës Telegraf