Pensionistët, 648 lekë kompesim për energjinë, ja kategoritë që përfitojnë

    401
    Sigal

    Ndërsa nga 1 janari qeveria hoqi fashën prej 300 kW për energjinë elektrike dhe premtoi kompensim për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj tregoi se di do të bëhet ky kompesim.

    Sipas ministrit këto kategori do të marrin 648 lekë në muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike.  Ai tha se janë 203.928 familje, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike.

    “Sot kemi një shtet i cili nuk shpërblen vjedhjen e energjisë, shkeljen e ligjit, mospagimin e taksave apo sigurimeve shoqërore, por shpërblen sjelljen e mirë dhe sipas ligjeve të këtij vendi”, tha Veliaj, duke nënvizuar se arsyeja pse do të kompensohen kategoritë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuara, është pikërisht pse janë edhe kategoritë më të rregullta në pagesat e energjisë. 

    Ja kategoritë që përfitojnë:

    Familje me ndihmë ekonomike 88.094

    Kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti 80.000

    Familje që kanë në përbërje PAK 7000

    Të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016

    Para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818

    Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj 9000 

    * shifrat e mesiperme janë në lek të vjetra