Pensionet, Veliaj-Hoffman: Marrëveshja me Berlinin ndihmon mijëra shqiptarë

    341
    Sigal

    Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë ka kaluar në një tjetër fazë. Ekspertët gjermanë prej tre ditësh kanë qëndruar në Tiranë për të diskutuar me ekspertët shqiptarë, e ndërsa në muajin prish do të ketë një raund të dytë bisedimesh në Gjermani.
     
    Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj në një konferencë për shtyp bashkë me ambasadorin gjerman, tha se kjo marrëveshje do të ndihmonte qindëra shqiptarë që kanë punuar në Gjermani. Ai tha se Shqipëria është në bisedime dhe me vendet e tjera, e sidomos me ato vende ku numëri i shqiptarëve emigrantë është më i lartë. 

    “Kam një përshëndetje të veçantë për delegacionin gjerman, për mbyllej e negociatave të para për njohjen e pensioneve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Vetëm një javë pas vizitës së homlogut gjerman, ekipi teknik ishte këtu për të finalizuar marrëveshjen. Në këto tre ditë është mbyllur një pjesë e madhe e kësaj marrëveshjeje. Në çmojmë faktin që këmi një marrëveshje të tillë që do ndihmote qindëra shqiptarë që jetoojnë në gjermani. Është një hap konkret pas procesit të Berlinit, për një bashkëpunim mes gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit. Ne jemi të ndërgjegjshëm, ky proces do kërkojë dhe një raund tjetër. Kemi pretendime që këto negociata t’i zgjerojmë, po hapim negociata me Italinë. Suksesi i kësaj marrëveshje do të shërbente si një standart dhe për bisedimet e tjera, ku ka më shumë emigrantë shqiptarë”, deklaroi Veliaj. 
     
    Hoffman: Azili jo rruga e duhur për punësim
    Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman tha se pasi Shqipëria morri statusin e vendit kandidat, ka ardhur momenti për më shumë marrëveshje mes dy vendeve. Ai tha se vendi i tij ka interes për njerëz të kulifikuar, por ai iu dha dhe një këshillë shqiptarëve. Abasadori Hoffman tha se rruga për të nisur një marrëdhënie punësimi në Gjermani nuk është azili. “Gjermani ka interes për forca punë të kualifikuara. Rruga për të nisur një marrëdhënie punësimi nuk kalon përmes aplikimit të zilit, kjo është mënyra e gabuar. Ajo që na interenon është punësimi i fuqisë së kualifikuar. Sigurish ndërsa them, arsimin përkatës dhe njohuri të gjuhës gjermane. Dëshiroj të sqaroj që Ambasada Gjermane shërben për lëshimin e vizave dhe jo për ndërmjetësimin e vendeve të punës. Nëse shqiptarët do të kenë mundësinë të punojnë në Gjermani, kur të kthehen do jenë një potencial për Shqipërinë”, deklaroi Hoffman