Pensionet, manuali i ri për kontributet dhe përfitimet

    377
    Sigal

    Instituti i Sigurimeve Shoqërore nxjerr udhëzimin për personat që janë apo duan të bëhen pjesë e përfitimit të skemës së pensioneve

     Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur një manual për të gjithë personat që janë apo duan të bëhen pjesë e përfitimit të skemës së pensioneve. Manuali është i ndarë në pjesën e kontributeve për të punësuarit, punëdhënësit e vetëpunësuar dhe sigurimin vullnetar e pjesën e përfitimit për secilën kategori. ISSH-ja publikon dokumentacionin që duhet të plotësojnë personat që janë pjesë e skemës dhe ata që duan të bëhen rishtas pjesë e saj si dhe pagesat për çdo vit korrent. Pjesë e manualit janë dhe përfitimet e klasifikuara në bazë të kontributeve.

     Sigurimi i detyrueshëm

     Ndryshe nga të punësuarit në administratë, apo në kompani, personat e vetëpunësuar në të gjithë sektorët duhet të ndjekin skemën e ISSH-së jo vetëm për t’u bërë pjesë me kontribute, por edhe për t’u njohur me përftimet e pritshme. Kështu i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat fushore, duke filluar nga data 01.08.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 30 000 lekësh. I vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat malore, nga data 01.08.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 23 000 lekësh. Dhe i vetëpunësuari në bujqësi, që banon në zonat rurale, nga data 01.01.2014 e në vazhdim paguan kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës mujore minimale prej 4 200 lekësh, të barabartë me 286 lekë në muaj.

    Sipas ISSH-së, pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkarisht. Ato janë të detyrueshme dhe paguhen individualisht, një herë në tre muaj. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik. Për të bërë sigurim për periudha të kaluara, llogaria bëhet kundrejt masave të kontributeve të viteve respektivë, mbi të cilën aplikohen dhe kamatëvonesat përkatëse.

     Formula e pagesave dhe masa e pensionit

     Personi që përfshihen në skemën e detyruar të sigurimit shoqëror për t’u siguruar si i/e vetëpunësuar në bujqësi, duhet të plotësojë këto kushte: 1. Të ketë mbushur moshën 16 vjeç; 2. Të jetë i/e aftë për punë; 3. Çdo person mund të sigurohet deri në mbushjen e moshës për pension; 4. Nuk duhet të jetë i siguruar nga punësimi në sektorë të tjerë; 5. I/e vetëpunësuari/a në bujqësi duhet: – Të banojë në të njëjtin nënqark ku ka tokën bujqësore në pronësi ose në përdorim, dhe të zhvillojë veprimtari bujqësore e blegtorale; – Të banojë në fshat, megjithëse tokën mund ta ketë në nënqarkun fqinjë.

     Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore

     1. Sigurimi si i/e vetëpunësuar në bujqësi është i detyrueshëm. 2. I/e vetëpunësuari/a në bujqësi, që banon në zonat fushore, duke filluar nga data 01.08.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 30 000 lekësh. 3. I e vetëpunësuari/a në bujqësi, që banon në zonat malore, nga data 01.08.2013 e në vazhdim, paguan kontributet për sigurimet shoqërore, kundrejt detyrimit tremujor, të llogaritur mbi bazën e masës vjetore prej 23 000 lekësh. 4. I/e vetëpunësuari/a në bujqësi, që banon në zonat rurale, nga data 01.01.2014 e në vazhdim paguan kontributet e sigurimeve shëndetësore në masën 3.4% të dyfishit të pagës mujore minimale prej 4 200 lekësh, të barabartë me 286 lekë në muaj. 5. Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen bashkarisht. Ato janë të detyrueshme dhe paguhen individualisht, një herë në tre muaj. 6. Afati i fundit i këtyre pagesave është jo më vonë se dita e fundit e muajit të tretë, brenda çdo tremujori kalendarik. 7. Për të bërë sigurim për periudha të kaluara, llogaria bëhet kundrejt masave të kontributeve të viteve respektivë, mbi të cilën aplikohen dhe kamatëvonesat përkatëse.