PDIU: Të rinumërohet e gjithë Tirana

    113
    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon hapjen dhe rinumërimin e të gjitha kutive të Qarkut të Tiranës.
    Kërkesën e saj, partia e Shpëtim Idrizit e bëri pas rinumërimit të disa kutive në KQZ, që sipas PDIU-së provojnë që ka parregullësi në numërim.
    “Duke parë që u provua ajo që ne kërkonim, që ka parregullësi në këto qendra, kërkojmë që të rinumerohen të gjitha kutitë e Tiranës”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.
    KQZ reagoi duke deklaruar se kjo kërkesë do të diskutohet pas përfundimit të rinumërimit të 72 kutive.