PD, Zhupa: Edi Rama, miliarda të reja për Beqën, Vilmën, Sadriun, Papulin e Nadirin

529
Partia Demokratike, përmes anëtares së Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin Rama se përgjatë dy javëve të fundit ka vijuar me intensitet ndarjen e parave me miqtë dhe donatorët e tij.

Deklaratë e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ina Zhupa
Në dy javët e fundit, skema e Edi Ramës e ndarjes së parave me miqtë dhe donatorët e tij ka qënë në funksion me kapacitet të plotë.
Siç tregon buletini i prokurimeve;
Ilir Beqa me firmën e tij Intech plus, ka marrë tendera të tjerë, me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë.
Në një prej tenderave në Ministrinë e jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqës ka qënë ofertues i vetëm dhe ka marrë qindarkë me qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.
Vazhdon Vilma Nushi me firmën e saj Trimed, duke marrë këto dy javë 710 milionë lekë nga Beqa dhe nga spitalet e vendit. Kryesisht, para të marrë me negociim, pa shpallje. Godet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke future në dorë 1 miliardë e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.
Omega Farma, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqa.
Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliardë e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqës.
Ndërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë.
Shihni pra të nderuar qytetarë se çfarë bëhet me paratë tuaja.
Ato janë që në fillim të destinuara të ndahen mes Ramës e miqve të tij, mes beqës e klientëve të tij.
Ky shtet i korruptuar duhet ndalur.Ky është viti i fundit i kësaj hajdutërie që po pasuron Ramën e 40 hajdutët e tij, e po varfëron deri në frymën e fundit popullin.
Koha është tani. Korrupsionin do ta ndalim ne të bashkuar, në rrugë në sheshe, derisa ta dëbojmë klikën që vjedh e zhvat paratë e pasuritë e shqiptarëve.
Sigal