PD: Megaafera 500 milionë euro Rama-CEZ, PD kërkon hetim parlamentar

449
Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për hetim parlamentar në lidhje me aferën Rama-CEZ, ku te pakten 500 milionë euro u plaçkitën, duke ia mohuar shtetit dhe qytetarëve e duke u ndare në paktin kriminal të bërë nga kryeministri me kompaninë çeke. Janë 500 milionë euro detyrime të njohura e të pranuara që kompania kishte ndaj shtetit bashkë me shpërblimin që Rama i dha firmës çeke për prishjen e marrëveshjes. Janë 500 milionë euro që duhej ti shkonin qytetarëve në investime, në krijimin e vendeve të punës e në zbutjen e varfërisë. Por Edi Rama ia mohoi shqiptarëve për interesat e tij personale. Partia Demokratike e denoncoi vjedhjen më të madhe të vendit, dhe u beri thirrje deputeteve të mazhorancës të mos e votonin në korrik të 2014 këtë aferë në parlament. Por me urdhrin e Ramës plackitja e 500 milionë eurove u zyrtarizua, madje ai u kujdes që autorët e krimit të kishin dhe imunitet e të mos hetohen nga prokuroria, e të kenë mundësi ai bashkë me ta të shijojnë parajsat fiskale. Partia Demokratike është e vendosur ta cojë deri në fund këtë cështje. Askush, asnjë nga autorët, me Edi Ramën në krye nuk do ti gëzojnë paratë që u kanë marrë shqiptarëve. Hetimi parlamentar është vetëm hapi i parë drejt zbardhjes së megaaferës Rama-Cez. Bashkangjitur kërkesa dërguar sot Kuvendit.
Sigal