PD-ja përcakton kandidatin për Gjirokastrën, në garë Igli Kokalari

    114
    Igli Kokalari do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Gjirokastër. Ky emër është bërë i bërë publik nga anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
    “Sot u përcaktuan nga Z. Basha dy kandidatura të PD për kryetarë bashkie në Qarkun e Gjirokastrës. Për Bashkinë e Gjirokastrës do të jetë Dr. Igli Kokalari, për Bashkinë e Libohovës do të jetë Z. Altin Como”, shkruan Shehu në rrjetin social Facebook. Në garën e 21 qershorit, Kokalari me shumë do të ketë përballë një kandidat që do të dalë nga radhët e LSI-së, si pjesë e marrëveshjes me PS-në.
    Igli Kokalari, djali i regjisorit gjirokastrit Bernard Kokalari, është diplomuar për mjek kirurg në Universitetin e Tiranës. Është një prej studentëve të dhjetorit 1990. Aktualisht është kryetar i PD për qytetin e Gjirokastrës. Po ashtu Kokalari është këshilltar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës.
    Statusi i plotë i Tritan Shehut
    Sot u percaktuan nga Z. Basha dy kandidatura te PD per kryetar bashkie ne Qarkun e Gjirokastres. Per Bashkine e Gjirokastres do te jete Dr. Igli Kokalari.
    Per Bashkine e Libohoves do te jete Z.Altin Como.Pa asnje dyshim te dy keta personalitete te shkelqyera, do te jene mbas 21 Qershorit Kryetaret e atyre Bashkive.
    Me kete rast desheroj te falenderoj ata qe ishin ne listen e kandidateve te mundeshem. Te gjithe kane po ato vlera e merita te medha. Tashti qe vendimi u dha, na takon qe se bashku te punojme me te gjitha forcat tona, ne menyre qe me 21 Qershor secili te jete pjese e fitores sone.