PD, Duma: Sadriu i Ramës kap tenderat, njerëzit e tij në KPP shuajnë ankesat

470
Kemi bërë publike se si oligarku i Ramës, Sadri Abazit merr dhjetëra tendera, shpallet gjithnjë fitues, me ofertën më të lartë dhe merr pothuajse fondin limit. Tendera në OSHEE, tendera tek rrugët, tendera kudo. Madje së fundmi, u zbulua se miku dhe ndërmjetësi i tij Taulant Balla, i kishte siguruar dhe nja 780 milionë lekë në Bashkinë e Librazhdit. Më e rënda, është kapja që Sadriu i Ramës i ka bërë institucionit kyç të tenderave që është Komisioni i Prokurimeve Publike, aty ku si rregull, duhet të shqyrtohen ankesat e operatorëve të tjerë. Nëse je në garë me Sadriun dhe dihet se garën e ke të humbur para oligarkut të Ramës, atëherë duhet ti drejtohesh KPP-së, me ankesë. Mirëpo KPP ja, është kthyer në një zyrë të Sadriut.
Dje bëmë dy pyetje publike.
A është një ish-drejtues i kompanisë së Sadriut, Alko Impex, pjesë e KPP, pikërisht në zyrën e shqyrtimit të ankesave?
A ka lidhje përfaqësuesi ligjor i Sadriut, me përfaqësuesen ligjore të KPP?
Sigurisht, Sadriu heshti, Taulanti heshti, Rama heshti.
Sot po e bëjmë më konkrete pyetjen:
A është Jonaid Myzyri, më parë menaxher i Sadriut, në një post kyç sot në Komisionin e Prokurimeve Publike?
Po përfaqësuesi ligjor i Sadriut, Taulant Godroli, a ka lidhje me përfaqësuesen ligjore të KPP, e megjithatë ata përballen ne gjykatë dhe gjithnjë fiton kompania e Sadriut?
Heshtja e oligarkut, e ndërmjetësit të tij Taulant, e Ramës konfirmojnë këtë formë tronditëse të korrupsionit e kapjes së institucionit kryesor të tenderimit.
Ky korrupsion është arsyeja pse Rama dhe oligarkët e tij pasurohen çdo ditë e më shumë, ndërsa populli zhytet në papunësi, varfëri e mjerim, çdo ditë e më shumë. 
Sigal