PD dërgon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për Kurbinin

465
Partia Demokratike i është drejtuar për të dytën herë Kolegjit Zgjedhor për çështjen e Bashkisë së Kurbinit, pasi Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të mos pranojë dorëheqjen e Altin Bibës dhe të lërë atë në garë për zgjedhjet e 21 qershorit.
Sipas PD ky është një vendim antiligjor, pasi Biba ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe demokratët kanë propozuar Ilir Pjetraj në vend të tij.
Kjo është hera e dytë që PD kërkon nga Kolegji vendim për Kurbinin, pasi pak ditë më parë u ankua për vendimin e KQZ e cila nuk pranoi të regjistronte Pjetrajn për shkak të tejkalimit të afateve kohore.
Sigal