PD akuza Lames: Drejtoresha jep 1 miliardë e 100 milionë lekë për burrin e saj

485
Drejtoresha e Departamentit Anti-korrupsion, Lealba Pelinku, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kreun e ALUIZN, Artan Lame, se po ndjekin procedura korruptive për serverat e ALUIZN-it. Pelinku i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë sa më shpejt dhe të ndalojë në buletinët e APP vendimet për konsulenca, që sipas saj ekzistojnë në serverët dhe sirtarët e ALUIZN-it. Gjithashtu, ajo theksoi më tej se fituesi i tenderit prej 650 milionë lekësh, të cilin PD e denoncoi dje, sipas saj, është bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse të Lames. Ajo e quan këtë një vjedhje pa lezet që në asnjë vend socialist nuk mund të ndodhë.
Deklaratë e drejtoreshës së Departamentit Anti-korrupsion, Lealba Pelinku
“Dje njoftuam për aferën Lame-Rama të 600 mijë dollarëve për matje në terren në Durrës, pra, para për një punë të bërë tashmë. Matjet ekzistojnë prej vitesh në serverat e ALUIZNI-t.
Sot ju tregojmë (1) sa është vlera totale që po ndajnë si plaçkë Rama dhe Lamja, si edhe (2) procedurat tejet korruptive të ndjekura që nuk guxon kush t’i zbatoje as në vendet më të korruptuara të botës.
Afera e përlarjes së parave, për të blerë një produkt që ALUIZNI e ka, për Shkodran, Fierin, Elbasanin, Tiranen 1, Tiranen 3 dhe Tirana 5, shkon në shumën 1 miliardë e 100 milionë.
Vlera totale e ndarjes se parave së bashku me aferën e Durrësit prej 650 milionë lekesh, të cilën e denoncuam dje, shkon ne rreth 1 miliardë e 750 milionë lekë, apo 1.5 milionë USD.
Njoftojmë Prokurorinë të veproje sa me shpejt, që të ndaloje pa u shpallur në buletinet e APP vendimet e javës së shkuar për zhvatjen e këtyre qindra milionë lekeve për konsulenca, që ekzistojnë e po vjetrohen në sirtarët dhe serverët e ALUIZNI-t.
Si dhe nga KUSH i kryen procedurat e tenderimit?
“Çuditërisht” fituesi i tenderit më të majme, atij prej 650 milionë lekësh, të cilin e denoncuam dje, del se është bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimeve Mbështetëse të Lames.
Znj. Dervishaj është pikërisht personi qe hartoi termat e referencës së tenderit, kriteret kualifikuese, përjashtuese për të tjerët, dhe vini re, tenderin e fiton bashkëshorti i saj, z.Dervishaj. Për z. Rama dhe z.Lame këtu nuk ka sagje të parregullt. Por për çdo Shqiptar kjo bie ere si vjedhje PA LEZET dhe ndarje parash mes Rames-Lames dhe bedeleve te tyre.
Njeriu i Rames dhe Lames vendosi kritere te dedikuara për të s’kualifikuar të padëshiruarit, dhe për t’ia dhënë në tryezë burrit të saj. Në turravrapin për të vjedhur, duke ditur veç komandën copy-paste, janë bere edhe gabime trashanike si psh.
a) Drejtoria e Fierit shpall tenderin për evidentim ndërtimesh ne Shkodër!
b) Vlera totale e Elbasanit me shifër shënohet 8 milionë leke te reja dhe me fjale shënohet 50 milionë leke te reja!
Dje i drejtuam 4 pyetje z.Rama por që ai nuk pati gojë të jepte përgjigje për asnjërën. Sot po e pyesim:
1. A ju duket normale te shpenzohen 1.5 milionë dollarë për evidentime ne terren, kur këto matje po vjetrohen ne sirtarët dhe serverët e ALUIZNI-t prej vitesh?
2. A ju duken procedura te rregullta qe te tenderohen objekte me miliona euro brenda muajit për kompani, duke u dhënë nga 8,000 usd/dita, ndërkohe qe ALUIZNI ka me qindra punonjës me eksperience dhe të trajnuar dhe që po ecnin me ritme aq të larta sa u mburrët para 16 muajsh?
3. A na tregon dot të paktën një vend të korruptuar të botës, në të cilin tenderin e fiton bashkëshorti i drejtoreshës që harton kriteret kualifikuese për tenderin?
Kjo është një afere e pisët. Këto janë vjedhje paturp dhe nuk ka asnjë socialist që ti gjejë si VJEDHJE ME LEZET. Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutësh.
Sigal