Pazari në arsim/ 5000 maturantë ngelës në provime, “lëndë e parë” për universitetet private

625
Informacioni që i ka ardhur dje redaksisë së gazetës “Telegraf”, evidenton një skandal të rëndë në sektorin e arsimit. Bëhet fjalë për nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kanë ngelur në provimet e maturës. Sipas burimeve, këta nxënës do të përfundojnë si “lëndë e parë” për universitet private. kështu thuhet se është bëra pazari midis drejtuesve të arsimit publik dhe pronarëve të universiteteve private. si do të realizohet ky skenar, ose më saktë ky pazar që do të furnizoj me studentë (me miliona lekë) universitet private? Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Arsimit, jepet porosi për Agjencinë Kombëtare të Vlerësimit të Provimeve, që gjithë maturantët ngelës në provime, kanë të drejtë të japin këto provime në sezonin e vjeshtës. Mirëpo në sezonin vjeshtës, ka përfunduar procesi i të drejtës për të aplikuar për universitetet shtetëror sepse përfundojnë afatet kohore të përcaktuara po me urdhra, vendime qeverie e udhëzime nga Ministria e Arsimit.

 Për të mos mbetur pa shkollë të lartë maturantët ngelës, do të detyrohen të regjistrohen në universitetet private, fill pasi të japin provimet e vjeshtës. Natyrisht ata që kanë fuqi financiare do ta bëjnë këtë regjistrim tek privati. Sipas rezultati të lëndës së matematikës, janë 5043 maturantë ngelës në provime, të cilët do të japin provimet në vjeshtë, kur të kenë përfunduar procedurat për aplikime në universitetet shtetërorë. Në mbështetje të ligjit, maturantët do të plotësojnë Formularin A2, si hapi i parë për të bërë përzgjedhjet sipas pikëve në universitetet shtetërore. Ndërsa mbi 5000 vjeshtukët, nuk e plotësojnë dot Formularin, sepse janë ngelës. Pisllëku i urdhrit, qëndron në faktin se vjeshtukët edhe nëse kalojnë provimet nuk mund të regjistrohen dot në universitetet shtetërore, mbasi nuk i lejojnë afatet ligjore. Por ata, mund të regjistrohen pa asnjë pengesë e lehtësisht në universitetet private, ndaj të cilëve, ministria edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk u ka caktuar asnjë afat ligjor regjistrimi për studentët, por i ka lënë të lirë të regjistrojnë edhe 1 orë përpara nisjes së sezonit të provimeve të para. Kjo është bërë, në zbatim të pazarit të disa drejtuesve të ministrisë së arsimit, me universitet private, për të çuar ata studentë me shumicë. siç thuhet, ndaj dhe ngeljet masive të maturantëve, mendohet se kanë lidhje me këtë pazar, që në universitetet private të përfundojnë sa më shumë prej tyre si “studentë” kundrejt pagesave që kanë caktuar vetë privatët.
Sigal