Patozi: S’kam turp të them se humbëm; Meta: Kot e ke, i keni fituar zgjedhjet

430
Shtohen zërat e gardës së vjetër në PD që kundërshtojnë lidershipin demokrat që flet për fitore në zgjedhjet e 21 qershorit. Deputeti, Astrit Patozi, zgjodhi parlamentin për të përcjellë mesazhe për partinë e tij.
Tiranë- Astrit Patozi, një nga njerëzit më në zë të PD-së, ka zgjedhur tribunën e Parlamentit për të përcjellë mesazhe shumë të forta për situatën politike ku ndodhet Partia Demokratike.
Patozi: “Ne i humbëm qartësisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet e 21 qershorit. Këto ishin zgjedhje të këqia dhe kjo është më e pakta që mund të thuash për to. Natyrisht që kjo nuk e përligj humbjen tonë, e cila sa më shumë fshihet aq më tepër do të rëndonte mbi shpinën e kërrusur të opozitës. Besoj se nuk duhet shumë kurajo për të pranuar një të vërtetë, apo atë që e shohin dhe e prekin të gjithë, sepse është vetë aritmetika si shkencë ekzakte që nuk të lë shumë mundësi të interpretosh”.
Mjaft i ashpër ishte edhe për zëra nga baza apo qendra që flasin për fitore të PD-së.
Patozi: “Kam dëgjuar këto ditë jo pa neveri edhe tipa që megjithëse vinin nga një humbje e drejtpërdrejtë në terren, flisnin me entuziazëm për rritje të opozitës dhe Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Unë nuk e kam për turp të them se nuk arritëm atë që vetë prisnim apo që tjerët prisnin prej nesh, madje edhe që shifrat janë përvëluese”.
Dhe pergjigja e Metës:
Meta: “Faleminderit, por kot e ke se i keni fituar!”
Sigal