Pas tensioneve dje në Kuvend, sot sërish seancë plenare

534
Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare. Kështu, pas situatës së krijuar mbrëmjen e djeshme pas vendimit për përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat, Flamur Noka, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shtyhu punimet për sot. Siç u bë me dije edhe mbrëmë, seanca nisi në orën 08:30, me të njëjtin rend dite.
Ku vendim erdhi pasi deputeti Noka, nuk ka dashur të lërë sallën e Kuvendit gjatë mbledhjes së pasdites. Që në nisje të seancës kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, bëri edhe një përmbledhje të minutave të vëna në dispozicion të mazhorancës dhe opozitës për të folur, duke hedhur poshtë pretendimet e këtyre të fundit se nuk kanë hapësirë për të folur.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, e cila diskutoi mbi kërkesën e deputetëve të PS-së lidhur me përjashtimin e deputeti Noka, ndërsa u vendos që ky i fundit të pezullohej për 10 ditë nga seancat parlamentare. Sakaq, Ruçi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës së bashkuar (PD, LSI dhe PR) për të pezulluar kryeministrin Edi Rama nga seanca, pas pretendimit se ka përdorur fjalë fyese ndaj ish-liderit demokrat, Sali Berisha.
Sigal