“Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash”, si e komenton Trump takimin e liderëve të dy Koreve

470
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart takimin midis liderit verikorean, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke e cilësuar si “historik”.
“Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash dhe prova bërthamore, takimi historik midis Veriut dhe Koresë së Jugut ndodhi. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.
Kim dhe Moon u takuan të premten në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut.
Dy liderët u zotuan për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.
Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Trump, në muajin maj.
Sigal