Pas Matteo Renzit, një tjerër kryeministër jep dorëheqjen

    70

    Pas Matteo Renzit në Itali, një tjetër
    kryeminister ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. John Key tha se do të japë
    dorëheqjen si kyreministër i Zelandës së Re pas tetë vitesh punë, duke
    pretenduar se ky largim është për arsye familjare.

    Duke e quajtur dorëheqjen
    vendimin më të vështirë që ka bërë ndonjëherë, Key tha se ka bërë gjithcka që
    ka mundur dhe se nuk di çfarë të bëjë tjetër.

    Ai tha se nuk do të kërkoj një
    mandat të katërt në zgjedhjet e 2017.

    Zëvendëskryeministri Bill English
    me shumë mundësi do të jetë kryeministri i përkohshëm i Zelandës së Re.

    John Key njihet si një ndër
    liderët më popullorë të Zelandës së Re.