Pas lirimit të Haradinajt vjen përgjigja e Serbisë: Franca e detyruar të zbatojë urdhrin e Interpolit

437
Sigal

BEOGRAD – Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburović dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën e Metohinë Marko Gjuriq kanë mbajtur sot një konferencë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë në të cilën u diskutua rasti i Ramush Haradinajt, te cilin Franca e liroi me kusht nje dite me pare.

Ministrja Nela Kuburović fillimisht iu drejtua publikut duke thene se qeveria serbe do të përgjigjet brenda 5 ditëve, sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Franca sipas saj është e detyruar të pajtohet me kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe urdhrin e Interpolit.
“Serbia nuk terhiqet nga kërkesa për ekstradimin e Ramush Haradinajt. Ne shpresojmë qe autoritetet franceze do të veprojnë në mënyrë profesionale” tha Kuburovića dhe theksoi se hetimi tani eshte zgjeruar edhe me 30 dëshmitarë të rinj ne lidhje me akuzat qe ata kane per Haradinajn.

Ministrja sqaroi se Haradinaj u lirua pa kusht nga paraburgimi francez.
Marko Gjuric ka theksuar se: “krimet shtazarake që bënte personalisht Ramush Haradinaj i cili ka torturuar të burgosurit, përdhunuar vajza të mitura, është gjithashtu përgjegjës për vdekjen e një fëmije vetëm dy-javësh ku ai personalisht e ka qëlluar në kokë, dhe pastaj ia kanë prerë”, shkruan “Kurir”.