Pas Italisë, Anglisë dhe Francës, Baloteli provon edhe Gjermaninë

466
Në këto ditë të nxehta merkatoje nuk mungojnë ofertat as për sulmuesin problematik Mario Baloteli. Italiani zhvilloi një sezon të mirë me fanellën e Nisës duke ngjallur interesin e gjigandëve të Borusia Dortmund.
“Bild” raporton se menaxheri i “Super Marios” Mino Raiola, ndodhet në Dortmund për të negociuar më drejtuesit e klubit verdhezi. Pritet që të dy palët të bien dakord për të ardhmen e sulmuesit dhe shumë shpejt mund të kemi transferimin e italianit në kampionatin gjerman.
Në të kaluarën, Baloteli ka veshur fanellën e Interit, Milanit, Mançester Sitit, Liverpulit dhe së fundmi Nisës. 26 vjeçari në ketë sezon arriti të realizojë 17 gola në 28 takime të luajtura.
Sigal