Pas 5 shtatorit bien temperaturat, gati për reshjet e shiut

528
Meteorologët kanë parashikuar ditë të nxehta deri në fillim të muajit shtator. Sipas tyre, vapa përvëluese e stinës së verës do na shoqërojë deri ditën e shtunë, më 5 shtator. Ndërsa, pas kësaj date përgatituni për të hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës. Mësohet se pas 5 shtatorit temperaturat do të bien me 10 deri në 15 Gradë Celcius, krahasuar me temperaturat e larta të këtij fund gushti. Ndërkohë, rënia e temperaturave pritet të shoqërohet me reshje shiu.
Sigal