Partizan Myftari/ Poezi me ëndrra

    395
    Sigal

    T I

     

    Ti,

    gjete kohë

    të kafshoje

    qiellin tim,

    veshur

    me

    një fill ëndrre,

    e,

    nuk patëm kohë

    ta thurnim

    së bashku….

    trikon

    e munguar…

     

     

    E mbaje ndër dhemb

    i etur…

    Qielli

    i ëndrrës sime

    ishte bërë

    gjahu

    yt i hakmarrjes…

    Dhembët

    shtrëngonin

    të vetmin fill…

    Si ta thurim

    nën të njëjtin qiell

    kur

    unë e vadis

    dhe ti

    shkul rrënjë?!..

    Kafshonim

    të njëjtin

    qiell!

     

     

        ***     *****

     

     

         N A T A

     

     

    Nata më zuri pusi.

    Je ti, s’je ti?!..

    Me sytë e saj

    kërkoi sytë e mi:

    je ti s’je ti?!..

     

    Më veshi, më ngjeshi

    me ankthin

    e saj;

    je ti, s’je ti?!..

     

    Bërtiti

    si e marrë,

    kur unë isha në qetësi,

    Zoti jam unë,

    nuk je ti…

     

     

    Të njoh, i thashë,

     Ditën,

    në mesin e ditës,

    të kam parë:

    veshur

    kostum

    tek njerëzit,

    smirëzi!

     

     

        ****     ****     ****

     

     

     KUR DIGJEN NE  VERE

     

     

    Ju copëza të ndezura plehu,

    në vapën

    gushtit,

    digjeni

    pasi  u thatë

    në diellin shterp…

     

    E ishit

    rrëzuar më parë

    prej mitrës së një zyre

    të mbarsur

    më herët akoma

    në botën tuaj

    të vogël,

    të lehtë,

    të thatë…

     

    Të mbarsur

    pa Nenë,

    të mbarsur

    pa Atë….

    Gushtit,

    digjet në heshtje,

    tymosur,

    kjo bajga

    e thatë…