Partizan MYFTARI/Fabrika e krimit

576
Sigal

Në vitet e para të qëndrimit tim në Itali (Romë) më ka bërë përshtypje një e shkruar mbi një fasadat prej çimentoje, pranë një stacioni të metropolitanes romane….

Mu fiksuan ato rreshta prej disa javësh. Askush nuk po i fshinte… E shikoja çdo mëngjes kur shkoja në punë… E shkruar me të zezë mbi grinë e çimentos dukej që shkronjat kishin një deformim të lodhshëm, të shpejtë, por të kuptueshme…

Vetëm 1 km larg saj ndodhej një nga burgjet e sigurisë së lartë… Mendoja se do të kishte lidhje e shkruara me njerëzit e burgut apo të afërmeve të tyre?! Ishte një rebelim mediatik rrugësh?! Ishte një zemërim ordinerësh?! Ishte një hakërrim ekstremistësh?! Gjithsesi një sfond urrejtje e ardhur nga një efekt social – emocional. Me aparatin tim i bëra një fotografi dhe pasi zbardha negativët e vendosa në arkivin tim…Atje shkruhej: “…Se lo stato non è una criminalità organizzata che cos’ è?!…”  ( “Nëse Shteti nuk është një organizate krimi, çfarë është?”)

Kjo duket si një balfsemi…

Duke lënë mënjanë rrethanat, faktorët që kanë detyruar personat për të shkruar këto fjalë, unë mëshiroj me keqardhje rënien e Shtetit në vendin tim, ku gjithçka është false, ku pushteti i xhunglës ka mohuar thuajse gjithçka nga vlerat njerëzore dhe “Fabrika e Krimit” (Politika me rrënjët e saj kanceroze) ka deformuar një shoqëri të tërë në një cirk të klonuar ku të habisin krimet, ironitë, “intelektualë” që dalin me lista në mbështetje të krimit e të imoralitetit, gjoja me dëshirën e madhe për të hyrë në Europë…

Lista zgjatet, bëhen qesharakë duke kujtuar se Europa është thjesht një bashkësi (edhe pse ajo tani ka problemet e veta) pa principe… Këta “intelektualë”, disa prej të cilëve i njoh personalisht, presin nga EUROPA ftesën për dasmë, dasmë të madhe, kur padronët e tyre, Berisha me bandën, opozita e paaftë, kane tredhur prej kohesh dhëndrin (nënkupto shtetin) me qëndrimet e tyre antikombëtare, antisociale, antimorale…

E çfarë dhëndri (shteti) do t’i tregojmë ne Europës me këtë klasë politike të inkriminuar gjer në qelizë?! Këta që shpërfytyruan Kombin dhe qytetarët e vet?! Këta mbjellës krimesh që politikën e kanë shndërruar në viktimë krimi…. Një shtyp mediokër e analistë fodull që i peshojnë gjerat e tyre me xhepat që u kanë marr erë?!…

Parti kufoma si ekzemplarë të krimit ku kanë marr peng, me bukën e fëmijëve, një administratë shteti, një sistem arsimor, një shërbim shëndetësor… Janë kthyer në gjyhnaqarë në servila prej kësaj bande politike që vazhdon të jap leksione morali, këshilla përpara një të pangopuri, përpara një të pastrehë. Ndërkohë vet i kanë të gjitha, vazhdojnë t’i kenë nëpërmjet mashtrimit, vjedhjes, krimit e vrasjeve. Një bandë e vërtetë, e fuqishme përballë një populli që ka humbur gjithçka…

Mua nuk më trembin banditët e rrugës, por banditët zyrave, banditet e pushtetit që vazhdojnë të mbjellin krime…

Zgjohu populli im!