Parashikoi fitoren e Trump/ Mistiku Villegas: Ja kur do të fillojë Lufta e Tretë Botërore dhe kur do të ‘vdes’ Assad

445
Quhet Horacio Villegas dhe në botë njihet si një nga parashikuesit ose mistikët më të saktë të ngjarjeve politike që do prekin botën dhe profecitë e tij nuk kanë të sosur. Horacio Villegas pretendon të jetë “i dërguar i Zotit”, dhe beson se një luftë vdekjeprurëse ndërkombëtare do të shkaktohet në 100-vjetorin e ndëshkimit të Zonjës Fatime, një titull i caktuar për nder të Virgjëreshës Mari, nënës së Jezusit. Sipas asaj që shkruan gazeta britanike “Daily Express”, Villegas thotë se lufta do të fillojë nga Donald Trump, më 13 maj, i cili është edhe përvjetori i paraqitjes së Virgjëreshës Mari në fshatin e Fatimes, në Portugali, në vitin 1917. Më tej thotë se konflikti ndërkombëtar do të shkatërrojnë botën për gjashtë muaj, sepse hera e fundit që Virgjëresha Mari gjoja u shfaq në fshat më 13 tetor të 1917 është thënë të ketë paralajmëruar se “Lufta do të përfundojë, dhe ushtarët së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre”. Por Villegas pretendon se bota fillimisht do të mashtrohet nga një “flamur i rremë”, me konflikte që do të dalin në mes të 13 prillit dhe 13 majit, të cilat do të jenë Siria dhe Koreja e Veriut. Komentet e tij vijnë pasi Koreja e Veriut ka paralajmëruar se është e përgatitur të shkojë në luftë nëse provokohet nga SHBA.

“Arsyeja që ndiej flamurin e rremë që mund të ndodhë gjatë kësaj jave të shenjtë është, sepse ashtu si Krishti që pësoi në një të premte të mirë në një kohë, bota po hyn në momentin e saj të së premtes së mirë dhe do të përshtatej afati kohor i Perëndisë për fillimin e kësaj periudhe të errët në periudhën njerëzore të historisë njerëzore që kjo luftë do të nxitej në afërsi të së Premtes së Madhe 2017. “, shprehet Horacio Villegas. Ai pretendon se sulmi kimik në Siri ishte një pararendës për Luftën e Parë Botërore.

Nostradamusi, një mjek francez që botoi një numër profecish që thuhet se janë bërë të vërteta, tha: “Mabusi së shpejti do të vdesë, pastaj do të vijë, një shkatërrim i tmerrshëm i njerëzve dhe kafshëve, menjëherë do të shohin hakmarrje, njëqind fuqitë, Etje, uria, kur kometa do të kalojë…”. Por Villegas ka pohuar se “Mabus” mund t’i referohet presidentit sirian Bashar al-Asad, ndërsa flitet mes udhëheqësve botërorë se presidenti mund të hiqet me forcë nga pushteti.

“Nëse Assad bombardohet dhe vritet, kjo mund ta përmbushë këtë profeci, sepse më pas gjithë ferri do të shkëputet”, ka thënë Horacio Villegas.

Kujtojmë, që Horacio Villegas më parë ka parashikuar edhe fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Sigal