Sigal

Sipas IGJEUM, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 32 °C; në vendet e ulëta: 19 / 36 °C dhe në vendet malore: 13/30°C.

Sot pasdite dhe nesër, priten reshje të dobëta. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta, reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore gjatë pasditeve. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.