Parada e homoseksualëve, justifikim para donatorëve

    430
    Sigal

    FORUM/ Flasin për “Telegraf”, Sulejman Gjana, Ahmed Kalja, Ilirjan Blloshmi dhe Kristi Pinderi

    Edhe këtë vit Shqipëria nuk do të ndahet nga shoqet e saj. Parada e (Lesbians, Gay, Bisexual dhe Transexuals) LGBT do të zhvillohet sot në Tiranë, në datën 17, ditë që përkon me ditën ndërkombëtare të homoseksualëve dhe lezbikëve. Ambasada PINK pritet të “pushtojë” një nga sheshet kryesore të Tiranës për të festuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe për të ngritur flamurin LGBT në shenjë respekti ndaj të gjithë komunitetit homoseksual në Shqipëri. Një nga sheshet kryesore të Tiranës do të ketë pa dyshim evente, që do të kenë të bëjnë me promovimin, garantim dhe pa dyshim, respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Siç dihet, çështja e homoseksualitetit është ende e papranueshme në shoqërinë shqiptare, pasi bie ndesh me moralin, vlerat dhe normat e saj. Lidhur me këtë çështje, ne kemi marrë mendimin e individëve të ndryshëm, nga politika, feja, qytetarët, si dhe një nga përfaqësuesit e organizatës së LGBT. Z. Sulejman Gjana, kryetar i Partisë së Legalitetit, Hoxhë Ahmed Kalaja, z. Ilirjan Blloshmi, student në USA, lidhur me pyetjet e mëposhtme, shprehen një zëri kundër këtyre manifestimeve, që sipas tyre bëhen për të provokuar opinionin publik, si dhe për të promovuar homoseksualizmin. Ata pohojnë se, vendi jonë ka ende çështje që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje imediate, siç është papunësia apo korrupsioni. Shoqëria shqiptare ka probleme të tjera më akute dhe emergjente për të zgjidh siç është kriza e identitetit dhe ajo e familjes shqiptare. Nga ana tjetër z. Kristi Pinderi, Drejtor i LGBT, nëpërmjet përgjigjeve të tij, pohon nevojën e një manifestimi të tillë.

    PYETJET

    1- Sipas mendimit tuja, cili është qëllimi i kësaj parade?

    2- Sa i nevojshëm është një manifestim i tillë?

    3- A është Shqipëria një vend i paqtë për të pritur parada të tilla?

    4- A mund t’i quajmë organizime të tilla abuzime me të drejtat dhe lirit e njeriut?

    Sulejman Gjana: Dëshira e tyre për promovim është një agresion ndaj vlerave të shoqërisë shqiptare

    (Kryetar i Partisë së Legalitetit)

     

    Përgjigja 1

    Për mendimin tim, një paradë gay në Shqipëri ka disa qëllime dhe sigurisht më kryesori prej tyre është promovimi i homoseksualizmit dhe provokimi i opinionit publik. Një paradë e tillë, për organizatorët është detyrimi minimal për të justifikuar para donatorëve një pjesë të fondeve, të cilat ndonëse kanë qenë të konsiderueshme, nuk kanë mjaftuar për të ngopur orekset e një grushti njerëzish, të cilët e kanë akuzuar disa herë njëri-tjetrin edhe për abuzime.

    Përgjigja 2

    Krejt i panevojshëm! Shoqëria shqiptare ka probleme të tjera më akute dhe emergjente për të zgjidh siç është kriza e identitetit dhe ajo e familjes shqiptare. Mendoj se, këto fenomene të importuara nuk i shërbejnë interesit të përgjithshëm, përkundrazi!

    Përgjigja 3

    Padyshim që Shqipëria është një vend i paqtë. Kategoria e homoseksualëve, edhe pse e papërfillshme numerikisht, për aq kohë sa ka parë “hallin e vet”, është pranuar në heshtje nga shoqëria prej shumë kohesh. Në rastin konkret, dëshira e tyre për promovim, në të vërtetë është një agresion ndaj vlerave të tjera që përfaqëson shoqëria shqiptare dhe shumica dërmuese e popullit. Sidoqoftë, jam i bindur se, toleranca dhe injorimi i shoqërisë ndaj kësaj parade do të jetë ajo që do ndodhë.

    Përgjigja 4

    Padyshim që tejkalimi i çdo të drejte kalon në abuzim, por unë nuk do ta shtroja çështjen kështu. Drejtuesit e këtyre organizimeve nuk po luftojnë diskriminimin, sepse nuk ka raste të evidentuara dhe të publikuara të diskriminimit për shkak të prirjeve seksuale.

    Në të vërtetë, ata po promovojnë si diçka të mirë një zgjedhje të ndryshme seksuale dhe kjo nuk është një gjë normale. Madje është në kundërshtim me moralin dhe traditën e shoqërisë shqiptare dhe mjaft e dëmshme.

    Ahmed Kalaja: Parada e homoseksualëve është një diskriminim i njerëzve normal

    (Imam dhe anëtar i Myftinisë së Tiranës)

    Shqipëria dhe ne si popull kemi probleme dhe halle të tjera për të zgjidhur. Nuk e kemi ende komoditetin si popull për tu marrë, për të zgjidhur dhe diskutuar tema të tilla. Kemi papunësinë, korrupsionin, reformat ligjore që duhen ndërmarrë, integrimin në Europë, kemi rastin e romëve dhe shumë probleme të tjera, të cilat janë probleme imediate. Ndaj ne duhet t’i kthejmë sytë tek këto probleme. Të diskutohet për tema të tilla, ndërkohë që, janë shumë probleme të tjera është një injorim për popullin. Parada që pritet të zhvillohet sot është një diskriminim i njerëzve normal dhe nuk është aspak e përshtatshme. Përtej anës teologjike, mendoj se, nuk kemi të bëjmë me një situatë që është kaq problematike, shqiptarët nuk e kanë patur në natyrë një gjë të tillë dhe nuk kemi arritur në një shifër të tillë që të thuhet, pritë se çfarë do të bëhet me këta njerëz. Zoti e krijoi njeriun çift, duke e shenjtëruar familjen, dhe ky akt bie ndesh me qëllimin e Tij. Qëllimi i Zotit është që të ketë jetë në tokë. Ka shumë vende në botë që nuk e pranojnë këtë gjë, madje dhe në Amerikë, ne si vend nuk mund të krahasohemi as me Holandën as me Belgjikën. Nuk e kuptoj këtë ngutje dhe ngatërrimin e temave në listë. Pse u dashka që për një nr. njerëzish që as nuk dihet sa janë, të ngrihet dhe të trumbetohet sikur është diçka e madhe? Pse duhet të diskriminohet pjesa tjetër e shoqërisë? Ne si popull kemi një natyrë, një imazh të tonin, pse duan këta njerëz të na japin një imazh të tillë? Pse duan të na prishin imazhin? Sot pretendohet që të ketë një lloj edukimi dhe marrje informacioni për homoseksualizmin që fëmijët të shohin si normale që një mashkull të ketë prirje për një mashkull dhe e njëjta gjë edhe për femrat. Kjo normalisht që është shkatërrim për familjen. Nëse njerëzit do të ecin me këtë lloj ritmi do të shkojnë drejt zhdukjes së racës njerëzore.

    Ilirjan Blloshmi: Kemi detyrimin të nisim një fushatë pro familjes dhe pro moralit

    ( Student në USA)

    Përgjigja 1

    Kjo paradë është thjeshtë justifikimi i fondeve që kjo organizatë merr nga ambasadat e huaja, kjo të bën të mendosh se, drejtuesit e saj thjeshtë po mundohen të mbulojnë dellin me shoshë.

    Përgjigja 2

    Jam kundër tyre këtë e them hapur dhe pa komplekse, ky manifest është kokë e këmbë një farsë dhe sot shqiptarët kanë më shumë nevojë për manifeste për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, për meritokracinë në këtë vend. Në kurrsesi nuk mund të  pranojmë që civilizimi ynë të vijë nga brezi e poshtë, apo nga të ndenjurat e tyre që janë bërë po aq të bezdisura sa dhe politikanët tanë këto 20 vite të të ashtuquajturit tranzicion

    Përgjigja 3

    Ne jemi një vend shumë i paqtë, për këtë mund t’i referohemi vetëm harmonisë ndërfetare që ekziston në Shqipëri. Por, pikë së pari ne nuk duhet të jemi të paqtë për ketë protestë për shumë arsye. Kemi detyrimin të nisim një fushatë pro familjes dhe pro moralit. Fytyra dhe portreti i një familje është fytyra dhe imazhi i një shteti. Pse Shqipëria e varfër në mjerin e pa sigurt duhet të ketë prioritet martesat gay? Familja sot po kalon në një krizë të vërtetë sepse bashkëshortët pushtojnë kazinotë. Prona, familja, janë të pasigurt nga papunësia dhe krimi. Ky duhet të ishte prioriteti i manifestimeve shqiptare.

    Përgjigja 4

    Sigurisht që mund t’i quajmë në kuptimin e mirë të fjalës këta zotërinj që po mbrojnë dhe po protestojnë apo manifestojnë, po na imponojnë ne që jemi kundër. Kjo botë ka burrë dhe grua, ka neutron dhe proton, ka plus dhe minus. Nuk ka burrë, nuk ka neutron dhe neutron, sepse çdo gjë është pasqyrimi i asaj që ne pëlqejmë. Sigurisht që, shkel të drejtat e njeriut me plot gojën, nëse i referohemi financimeve, dhe nëse këto financime nuk do kishin shkuar për këtë organizatë, por p.sh për romët, të jeni të bindur se nuk do kishin më probleme me romët dhe lana do ishte e pastër. Sot në botë vetëm 16 vende e lejojnë martesën gay. Një nder arsyet që nuk lejohet nëse i referohemi Davutollogut është se, nëse lejohet kjo është shkelje e të drejtave të njeriut.

    Pinderi mes “jo”-së dhe “po”-së

     Debati apo diskutimi rreth të qenurit homoseksual si diçka e natyrshme apo zgjedhje e vetë individit, më së fundmi ka filluar të pranohet edhe nga vetë anëtaret e këtij komuniteti, si zgjedhje personale dhe jo ndjesi e lindur. Edhe një nga drejtuesit e kësaj lëvizje në Shqipëri, Kristi Pinderi, me sa duket është pikërisht i këtij mendimi. Kjo duket qartë nga përgjigjet që ai zgjedh tu japë pyetjeve me qëllim informimin e opinionit publik për manifestimin e datës 17 maj. Përgjigjet e Pinderit të lënë të dyshosh për nevojën e organizimin të kësaj parade. Nuk mund t’i kuptosh përgjigjet e tij moskokëçarëse pohuese (po) dhe mohuese (jo) në tentativën për t’i dhënë lexuesit pikëpamjet e vetë personazheve që kanë organizuar këtë paradë.