Papa: Në Kishë, njerëz të ngjitur pas parasë

507
“Në Kishë ka njerëz që në vend që të shërbejnë, të mendojnë për të tjerët dhe për të hedhur bazat, e përdorin Kishën”. Kështu është shprehur Papa Françesku në meshën e radhës, të transmetuar nga Radioja e Vatikanit. 
“Janë ata që kapen dhe ngjiten pas parasë. Eh, sa priftërinj e peshkopë të tillë kemi parë! Është e trishtueshme, apo jo?”, ka thënë ati i shenjtë.  Sipas tij, shumë nga këta njerëz të Kishës nuk ndjekin thirrjen e Krishtit: të shërbesh, t’u shërbesh të tjerëve, të mos ndalesh, të shkosh përtej dhe të harrosh vetëveten.  “Kur Kisha është e ftohtë, e mbyllur në vetëvete e madje afariste në disa raste, nuk është në shërbim të të tjerëve. Përkundrazi, i shfrytëzon të tjerët”, ka thënë Papa. Ai i ka bërë thirrje Zotit që, “të na japë atë pjesë të nderit për të ecur përpara, duke hequr dorë nga komoditeti personal dhe që të na shpëtojë nga tundimet”.
Sigal