Papa Françesku u puth këmbët ish-anëtarëve të mafies

434
Papa Françesku ka larë dhe ka puthur këmbët e më shumë se një duzine të burgosurish gjatë vizitës së tij në një burg italian të sigurisë së lartë, ku zakonisht janë të burgosur anëtarë e mafies. Rituali është kryer para pashkëve për të përhapur mesazhin e shpresës dhe dashurisë

Papa kremtoi Meshën e Shenjtë të enjten në qendrën e burgimit në Paliano, i vetmi burg italian i përkushtuar në mënyrë specifike për strehimin e ish-anëtarëve të mafies, burg i cili ndodhet rreth 75 km në juglindje të romës. 

Nga 70 të burgosur që vuajnë dënimin në këtë objekt, rreth 50 janë ish-anëtarë të mafies, të njohur si “bashkëpunëtorë të drejtësisë”, të cilët bashkëpunojnë me autoritetet me shpresën se do t’u ulet dënimi i tyre.
Sigal