Papa Françesku pas shkarkimit të priftit homoseksual: “Familja e martesa duhen mbrojtur”

    101
    Papa Françesku mbajti një meshë në sheshin “Shën Pjetri” përpara sinodit, një takim tre-javor i peshkopëve nga e gjithë bota ku pritet të diskutohet për familjen. Takimi do të sjellë debate sa i përket ndryshimeve dhe hapjes së katolikëve rreth homoseksualëve. 
    “Le të lutemi që Sinodi do të tregojë se si përvoja e martesës dhe familjes duhet mbrojtur”, deklaroi Papa Francesku.
    Por kjo mbledhje e peshkopërve vjen në një moment të keq për kishën katolike. Vatikani është përfshirë nga skandali pasi shkarkoi një prift polak në të njëjtën ditë që ky i fundit zbuloi se ishte homoseksual duke u prezantuar publikisht me partnerin e tij.
    At Krzystof Charamsa, i cili mbante një post të larë në Vatikan i bëri thirrje kishës katolike që të ndryshonte qëndrimin e vet sa i takon homoseksualëve. 43-vjeçari ka zbuluar gjithashtu edhe partnerin e vet spanjoll.
    “Ka ardhur koha që kisha të hapë sytë sa i takon komunitetit katolik gay dhe të kuptojë se zgjidhja që u propozojnë atyre për të hequr dorë në mënyrë përfundimtare nga rruga e Zotit është antihumane’, deklaroi prifti në një konferencë për shtyp me partnerin e tij katalanas dhe aktivistët homoseksualë në një restorant në Romë.