Panuçi me lajme e nervozizëm: Afroj 2-3 të rinj, Aliji më pëlqen

680
Në ligjëratën e djeshme gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Kombëtares sonë Kristian Panuçi, nuk harroi të thotë lajmet e reja, njëherësh edhe të nervozohet nga ndonjë pyetje me “spec” për të. “Në muajin mars 2018 do grumbullohemi për një miqësore, ku do marrim edhe dy tre lojtarë që duam t’i shohim për kombëtaren. Jam duke vëzhguar 5-6 futbollistë, por nuk them emra sepse janë lojtarë të rinj, pasi është ndryshe kur i shikon nga afër, dhe ndryshe kur i sheh në video. Për të formuar grupin për Evropianin, kemi 6 muaj”, u shpreh trajneri Panuçi, i cili më pas, në lidhje me ftesën për Naser Alijin, një futbollist pa skuadër, krahasuar me një sërë alternativash që mund t’u jepej një shans për t’u testuar, dha disa argumente të përsëritur, por me doza nervozizmi. “Alijin e marr se më pëlqen. Do ta marr, edhe nëse është pa skuadër”.
Renditja e FIFA-s, Shqipëria një hap me Kosovën, ngjitin 9 vende
Dje, FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, dhe skuadra shqiptare , pas fitores në miqësoren ndaj Turqisë, është ngjitur 9 vende, duke u pozicionuar e 62-ta. Në këtë renditje, Shqipëria ka lënë pas dy ekipe pjesëmarrëse në Kupën e Botës, Arabinë Saudite e 63-ta, dhe organizatorët e Botërorit, Rusinë, e cila renditet e 65-ta. ndërsa Kosova është ngjitur në vendin e 174-ët, 9 vende më sipër nga muaji i kaluar.
Sigal