Sigal

Një dyqan veshjesh është shkrumbuar nga flakët sot në Vlorë.

yqani është përfshirë nga flakët brenda disa minutash por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi ata që ndodheshin brenda kanë arritur të dalin sapo kanë shpërthyer flakët.

Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësja.

Ngjarja ka sjellë panik tek banorët e zonës, pasi dyqani ka qenë pranë banesave e objekteve të tjera.