Panariti: Së shpejti marrëveshje për buqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës

698
Shqipëria dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë së shpejti një sërë marrëveshjesh bujqësore mes tyre për eksport-importet. Kjo është mësuar sot gjatë vizitës së ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti në Ukrainë.
Mësohet se Panariti ka kryer një vizitë zyrtare në rajonin Kharkiv, ku mori pjesë në një forum ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese në bujqësi.
Ministri është pritur në një takim zyrtar nga Guvernatori i këtij rajoni Igor Rainin dhe zyrtarë të lartë të Administratës qendrore të Ukrainës.
Mësohet se Panariti ishte i ftuar special i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim. Në fjalën e tij ministri vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi.
“Prodhuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshje për lehtësimin e procedurave tregtare dhe fitosanitare”, tha Panariti.
Zyrtarë dhe biznese bujqësore ukrainase kanë premtuar se do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve bujqësore
Sigal