Pal Nik Coli/ Në 76 vjetorin e “Gurit të Besës” të grevës së minatorëve të Rubikut

    349
    Sigal

    8 gushti i vitit 2014 na gjeti të brengosur të gjithëve: ish minatorë, ish metalurgë, të mëdhenj e të vegjël, sepse disa ditë më parë në tunelin e HEC-it të Qaf Mollës Mirditë humbën jetën tragjikisht tre minatorë; 2 shqiptarë e 1 turk.

     Para lapidarit, në prag të Urës së Rubikut, në përkujtim të 76-vjetorit të grevës së minatorëve të Rubikut tubuan ish minatorë, metalurgë, pensionistë dhe ata pak minatorë që kanë mbetur nga ajo armatë e madhe që dikur gumëzhinte nga melodia e marteleve, elektrovozëve që tërhiqnin me qindra vagonë mineralesh që nxirreshin nga minierat me mademin xixëllues. Nuk i kemi pranë specialistët mendje artë e duar flori: Todo Manco për të na firmosur diplomat inxhinierike; as drejtorin Xhavit Hatibi; profesorin dhe inxhinierin e talentuar Minella Hida, (sepse jeta na shtegton në pafundësi); specialistët me kontribut super kombëtar si Vasil Pashko, Ndoc Uci poli inxhinier, Vilson Myftiu, Thanas Goga e shumë të tjerë. Ku jeni more burra, na e mbroni këtë pasuri ta shfrytëzojmë vetë dhe jo të na e grabisin të tjerët!

     Ne këtë tubim fjalën e hapjes së këtij takim-proteste e mbajti zoti Gjon Nikolli, kryetar i Sindikatës së Pensionistëve të zonës Rubik, i cili paraqiti historikun e organizimit të grevës së minatorëve të Kulme-Derven- Rubikut për; uljen e orëve të punës nga 13 në 10 orë në ditë, rritjen e pagave, sigurimin e kushteve të punës dhe jetesës, të drejtën për pushim javor, mujor dhe festive fetare, sigurimin e punës së pandërprerë etj.. Me këmbënguljen e minatorëve deri në flijim, por me guximin e shqiptarit, arritën të sigurojnë pothuajse të gjitha kërkesat e tyre.

     U lidh besa që aq bukur pasqyrohet tek filmi “Guri i Besës”, sepse duke kaluar një gur, (simbol i besës), dorë më dorë, i cili përfundonte përsëri tek i pari, pra, kryetari, tregonte vendosmërinë për të mos u përkulur.

     (Rubik)