“Paguani vendparkimin me 1 sms”, ja lista me 30 rrugët e kryeqytetit ku do nisë zbatimi

626
Pas pilotimit me sukses të projektit për parkimin me SMS në dy prej rrugëve të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës e ka shtrirë atë në 30 rrugë të tjera të zonës A. Çdo qytetar i Tiranës ka mundësinë të paguajë me celularin e tij dhe të paguajë parkingun për aq orë sa do të qëndrojë, vetëm duke dërguar numrin e targës tek numri i Bashkisë, 50-500 i cili është i aksesueshëm nga të gjithë operatorët.
Pas dërgimit të SMS, drejtuesit e automjeteve paguajnë parkingun për një orë, ndërsa 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, do të vijë një SMS i cili do të thotë, “Mund ta lëvizësh makinën sepse po të përfundon parkimi ose duhet të çosh edhe një SMS tjetër, nëse do të paguash edhe për një orë tjetër”.
Përmes kësaj skeme, qytetarët jo vetëm që do të fitojnë kohë, por në të njëjtën kohë do të mund të shmangin edhe gjobat e panevojshme kundrejt një çmimi simbolik që do të shkojë për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet. 
Lista me rrugët ku do aplikohet pagesa e parkimit me SMS:
Rr.Papa Gjon Pali
Rr.Jul Variboba
Rr.Mustafa Matohit
Rr.Ibrahim Rugova
Rr.Myslym Shyri
Rr.Ismail Qemali
Rr.Ibrahim Rugova
(segmenti Blv. “Bajram Curri”- Rr. “Leke Dukagjini”)
Rr.Pashko Vasa
Rr.Tefta Tashko Koco
Rr.Luigj Gurakuqi
Rr.Barrikadat
Blv.Gjergj Fishta
(segmenti Blv”Deshmoret e Kombit“–Rr”M.Gjollesha”)
Rr.Gjin Bue Shpata
Rr.Komuna e Parisit
Blv. Dëshmorët e Kombit 
Rr.Emin Duraku
Rr.Sami Frashëri (segmenti Blv. “Bajram Curi “ – Rr.”Abdyl Frasheri” )
Rr.Hoxha Tahsim
Rr.Brigada VIII
Rr.Pjetër Bogdani (segmenti Rr.”Ibrahim Rugova” – Rr.”Sami Frasheri “
Rr.Pjetër Bogdani (segmenti Rr. “Sami Frashëri “–Rr”Gjin Bue Shpata”)
Rr.Themistokli Germenji
Rr.Dibrës
Blv.Bajram Curri(segmenti Rr.”S.Delvina”– Rr.“I.Rugova”)
Rr.Fortuzi
Blv.Bajram Curri(segmenti Rr.”Petronin Luarasi” – Rr.”Konti Leopard”)
Rr.Muhamet Gjollesha
Blv.Zogu I
Rr.Kavajës
Rr.Lekë Dukagjini
Sigal