Padrejtësia 25-vjeçare ndaj kullotave në Konispol

    72
    Kullotat e Konispolit, qytetit dhe bashkisë së skajit ekstrem të jugut shqiptar, prej vitesh nuk i japin të drejtën e rikthimit të pronave për sa u përket kullotave, ku me ligj të posaçëm një sipërfaqe e konsiderueshme e tyre ju kthye për administrim pushtetit vendor. Por Konispoli, si rrallë ndonjë njësi vendore tjetër, mbeti e persekutuar edhe nga ky ligj, ku shumë sipërfaqe kullotash u kthyen tek komunat fqinje padrejtësisht. Pushtetarë të çdo ngjyre politike kanë reaguar për këtë problem, madje edhe me një debat të ashpër me ish zv/ministrin e Brendshëm Ferdinand Pone e administrator të qarkut të Vlorës dhe n/prefekturës së Sarandës dhe prefekturës së Vlorës, nga administrohet Konispoli juridikisht dhe administrativisht. Por ende heshtje dhe mos bëzajte. Konispoli, tek rënkon nga kjo padrejtësi, nuk hesht. Zërat kanë filluar të dëgjohen përsëri.
    Prononcimi i kreut të bashkisë në lidhje me këtë çështje 
    Lidhur me këtë problematikë ne morëm prononcimin e kreut të opozitës së bashkisë jugore të Konispolit, zotit Petrit Ali Mulla, i cili na u shpreh mes indinjatës dhe revoltës se tanimë nuk mban më ujë pilafi dhe se konispolatët, të ç’do lloj partie janë gati të mbrojnë pasurinë e tyre që qëllimisht po heshtet dhe shkohet drejt grabitjes: “Kullotat e Konispolit, janë elementi i pare i zhvillimit kapitalist ne Konispol, si formë, disa të trashëguara nga e kaluara, e disa te blera, si çdo mall tregu, në vite të ndryshme. Këto kullota, të pronareve, me shumice nga Konispoli, shtrihen nga Sajadha në Greqi deri në Butrint, një masiv i përbërë nga 29 nën ndarje, kullota me kufij ndarës me njëra-tjetrën dhe të përbëra secila ne 1000 pjesë dhe me pronarë të organizuara në shoqëri aksionere, pronë e 129 familjeve Konispolate, të ndara pjesët, e të përcaktuara saktë, sipas tapive të çdo pronari për pjesën që zotëronte. Me këtë fakt zhvillimi në Konispol, habitet edhe personaliteti francez MARTIN LIK, në verën e vitit 1804, qe i shikoj marrëdhëniet aksionere të pronarëve të kullotave të Konispolit, ku nxirrej lëndë drusore për eksport në drejtim të Greqisë, Italisë, e Francës, si dhe për dru zjarri. Mbi 90% e kullotave të Konispolit, ishin në bashkëpronësi ose shoqëri aksionere. Çdo pronar kishte disa pjese të 1000 pjesëve, pra të së tërës. E gjithë kullota e Konispolit administrohej nga një Këshill i zgjedhur prej bashkëpronarëve, si dhe zgjidhej dhe një Sekretar, që mbante regjistrin kryesor qe bënte llogarite e të ardhurave nga dhënia me qera dhe shpërndarjen e parave për çdo pronar sipas pjesëve që kishte ne çdo kullotë. Ky regjistër ishte tapi për të gjithë pronarët, te cilët paguanin dhe taksat shtetit në bazë të këtij libri. Si Sekretarët e fundit, që mbajnë mend pleqtë e Konispolit, kanë qenë Mustafa Dalani nga Konispoli dhe Pilo Cerrua nga Mursia. Karakteristike e këtyre kullotave ishte, se te gjitha nga ana gjeografike shtrihen te gjitha me dalje ne detin Jon dhe një pjese e tyre, kane mbetur jashtë kufirit shtetëror nga vendimi i padrejte i Konferencës së Ambasadoreve ne vitin 1913, i cili la jashtë kufirit shume pjesë të Shqipërisë. Megjithatë Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive te Mëdha, këto prona, kullota i njihte si pronësi te shtetasve shqiptare, pra të Konispolateve. Qeveria Greke e kohës e respektoj këtë vendim te Fuqive te Mëdha, por hera-herës nxirrte lloj-lloj pengesash për administrimin e tyre nga pronarët Konispolate. 
    Telegrami drejtuar Kryeministrisë Shqiptare për ndarjen e kullotave 
    Për këto pengesa një përfaqësi e parisë së Konispolit me 4 Tetor 1922 i drejtohet Kryeministrisë Shqiptare me një telegram, ku i kërkonte mbrojtjen e kullotave te tyre, që janë në Greqi, e përbërë nga Mustafa Dalani, Musa Besho, Shefqet Haxhiu, Ali Plaku, Omer Haxhiu, Qazim Myderrizi, Murat Dalani, Omer Dine, Hasan Selmani, Shefqet Taka, Braho Mulla, Vesel Alushi etj. E gjejmë këtë telegram tek AQSH. F. MPBD. 698 V. Fl. 178-179. Qeveria Greke zbatoj vendimin e Fuqive te Mëdha dhe këto kullota funksionuan ne këtë forme, si shoqëri aksionere deri ne vitin 1945, kur u kolektivizuan, që u shtetëzuan nga shteti komunist shqiptare, i dalë nga lufta e dytë botërore si dhe me mbylljen e kufirit me Greqinë fqinje. Të dashur miq e ju bashke fshataret e mi e bëra këtë rezyme për kullota e Konispolit, të cilat janë pronë e Konispolit me dokumente të pakundërshtueshme, të ndodhura në Arkivin e Shtetit Shqiptar, në Stamboll të Turqisë, ne kadastrat Greke dhe dokumente, ne duart e shume pronareve, qe ua ka sekuestruar komunizmi kur i ka burgosur ose internuar. Dua ti drejtohem këtij shtetit tonë Shqiptare, mjaft më me sorollatjen e pronareve të Konispolit! Boll a nuk u kënaqët me fushat bujqësore të Konispolit, qe i morët të gjitha nga Konispoli deri ne Butrint me ligjin 7501. Kthimi i kullotës të zotëve të nderuar qeveritar, nuk përbën asnjë problem social, ju ktheni pronën Konispolit, mos lejoni abuzuesit të nëpërkëmbin pronën dhe nderin e Konispolit